Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ligji, Frederic Bastiat
  • Ligji, Frederic Bastiat

Ligji, Frederic Bastiat

Albas

Tek Ligji, Bastiat thotë se “çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore – nga Zoti – për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet”. Shteti është “zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale” për të mbrojtur të drejtat e veta.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ligji

Origjinali: La loi 

Gjinia: Filozofi

Autori: Frederic Bastiat

Shqipëroi: Latif Ajrullai

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2019

Fq. 104

Pesha: 0.101 kg 

ISBN: 978-9928-311-18-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ligji (anglisht: The Law; titulli origjinal frëngjisht La Loi), është një libër i Frédéric Bastiat, i botuar në vitin 1850. Libri u shkrua në Mugron dy vite pas Revolucionit të Tretë francez dhe pak muaj përpara vdekjes së tij nga tuberkulozi në moshën 49 vjeçare.

Libri, që ka formën e një eseje, u ndikua nga vepra e filozofit John Locke me titull Second Treatise on Government, dhe nga ana e vet ndikoi në veprën Economics in One Lesson, të Henry Hazlitt. Është një nga veprat më të njohura të Bastiatit, së bashku me The candlemaker’s petition (anglisht) dhe The Parable of the broken window (anglisht).

Tek Ligji, Bastiat thotë se “çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore – nga Zoti – për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet”. Shteti është “zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale” për të mbrojtur të drejtat e veta. Ligji bëhet pervers kur përdoret për të dhunuar të drejtat e individit, kur ndëshkon të drejtën e njërit për të mbrojtur vetveten nga një përpjekje kolektive e të tjerëve për të miratuar leagjislativisht ligje që në thelb kanë të njëtin efekt me atë të plaçkitjes.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928311184
ean13
9789928311184
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dija

Origjinat e totalitarizmit, Hannah Arendt

I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
161,00 SEK
More

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.
34,50 SEK
More

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
92,00 SEK
More

Botuesi: Zenit Editions

Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant

Më pyet nëse një shkencë është e mundur ka parakusht dyshimin në realitetin e saj. Por ky dyshim fyen këdo, e gjithë pasuria e të cilit ndoshta mund të qëndrojë në atë stoli të pretenduar; dhe prandaj, ai që mund të bjerë në dyshim duhet të bëhet gati vetëm për kundërshtime, nga të gjitha anët
92,00 SEK
More

Referenca: 2933

Botuesi: Plejad

Gjuha, e verteta dhe logjika, A. J. Ayer

Ekzistojnë dy lloj parashtrimesh të kuptimtë: parashtrimet analitike (si në matematikë), të cilët janë të vërtetë me përkufizim; dhe parashtrimet që mund të verifikohen nga përvoja.
69,00 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
92,00 SEK
More

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
64,40 SEK
More

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.
46,00 SEK
More

Referenca: 2245

Botuesi: Plejad

Studime sociologjike, Max Weber

Max Weber (1864 – 1920), ekonomist i shquar dhe njëri nga themeluesit kryesorë të sociologjisë moderne dhe sociologjisë së fesë. Konceptet, analizat dhe teoritë e tij kanë arritur të kenë një domethënie universale në historinë e kësaj shkence, aq sa ai sot njihet si njëri nga sociologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
74,75 SEK
More