Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vetëdija  e fjalëve, Elias Canetti
  • Vetëdija  e fjalëve, Elias Canetti

Vetëdija e fjalëve, Elias Canetti

Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për mënyrën si shkruhen ditarët ose për zanafillën e një romani.

14,86 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vetëdija  e fjalëve

Origjinali: Das gewissen der worte essays

Gjinia: Ese

Autori: Elias Canetti

Shqipëroi: Naim Kryeziu

Shtëpia botuese: Santori

Viti: 2015

Fq. 380

Pesha: 0.507 kg 

ISBN: 978-9928-4116-4-8

This book is in Albanian

Mbi librin

Vetëdija e fjalëve", një përmbledhje esesh sociologjiko-letrare, përkthyer me mjeshtëri nga Prof. as. dr. Nairn Kryeziu, do ta njohë Kanetin edhe si eseist të shquar. Në parathënien e këtij vëllimi, autori thekson se në të janë përmbledhur, sipas rendit kohor, esetë që ai ka shkruar në vitet 1962-1974, me përjashtim të ligjëratës për shkrimtarin e njohur austriak Herman Broh, mbajtur në Vjenë më 1936, me rastin e 50-vjetorit të tij të lindjes. Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për mënyrën si shkruhen ditarët ose për zanafillën e një romani.

 Por bash kjo vendosje e këtyre figurave pranë njëra-tjetrës kishte rëndësi për mua, sepse ato vetëm në dukje nuk përputhen mes tyre." Vëllimi "Vetëdija e fjalëve" mbyllet me ligjëratën "Misioni i shkrimtarit", e cila përmbledh në vetvete tërë brendinë e tij. Lidhur me këtë, Kaneti vë në dukje: 'Te kjo ligjëratë, mbajtur në Munih të Bavarisë më 1976, jam përpjekur të them diçka rreth kësaj çështjeje. Kur po e shkruaja, më ngjante si diçka e mëvetësishme, por, kur e mbarova, u binda se vendi i saj duhej të ishte në mbyllje të këtij vëllimi, si mishërim i shpresës sime që të tjerët të arrijnë e t'i përmbushin, edhe më mirë se unë, kërkesat e saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928411648
ean13
9789928411648
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Servantesi: Loja e Botës, Harold Bloom

Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për  sho-shok.
3,96 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Historia dhe utopia, Emil Cioran

Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Varietete të përvojës fetare, William James

Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Ligjet, Platon

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.
5,95 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Elena Gjika

Pishtari në veshin tim, historia e një jete, Elias Canetti, vol. 2

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Histori e një dashurie, Elias Canetti

I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serinë e atyre kujtimeve, autbiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka.
8,92 CHF
More
Në gjendje