• Banner

Makiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin Skinner

Çfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralin e saj?

5,10 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Makiaveli, një hyrje e shkurtër
Origjinali: Machiavelli, a very short introduction
Gjinia: Filozofi
Autori: Quentin Skinner
Shqipëroi: Julian Qineti
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2007
Fq. 132
Pesha: 0.176 kg
ISBN: 978-99943-776-1-9

Mbi librin

Çfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralin e saj? Për të kuptuar doktrinat e Makiavelit, duhet të fillojmë të zbulojmë problemet me të cilat ai u përball edhe vetë tek Princi, Diskurset dhe veprat e mendimit politik.

Për të fituar këtë këndvështrim, duhet të rindërtojmë kontekstin në të cilin këto vepra u shkruan fillimisht, kontekstin intelektual të filozofisë klasike dhe të Rilindjes, si dhe kontekstin politik të jetë së qytet - shtetit italian në fillimet e shekullit XVI.

Pasi ta kemi rivendosur Makiavelin në botën ku u formuan idetë e tij, mund të fillojmë të vlerësojmë origjinalitetin e sulmeve të tij mbi hamendësitë mbizotëruese morale të epokës si dhe arsyen pse ky emër është ende aq i përdorur sa herë që çështjet e pushtetit dhe udhëheqiet politike vihen në diskutim.

Kaq shumë bujë ësthë mbledhur rreth emrit të Makiavelit saqë akuza e të qenit makiavelist ende mbetet një akuzim serioz në debatin politik. Për shembull, kur Henri Kisinger shtjelloi politikën e tij në një intervistë të famshme të botuar tek "Republika e Re" në vitin 1972, intervistuesi i tij, pasi e kishte dëgjuar atë të diskutonte rolin e tij si këshilltar presidencial nënvizonte se "kur të dëgjon ty njeriu ndonjëherë e pyet veten jo se sa shumë keni ndikuar juve mbi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, por se deri në ç'masë jeni ndikuar juve nga Makiaveli". Sugjerimi ishte i këtillë që e bëri Kisingerin tepër të ankthshëm për ta hedhur poshtë. Ishte ai një makiavelist?

Komente mbi librin

"Një ide e çmuar. Një libër dinamik, i vogël... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj në kohën e lirë."

Lisa Jardine, The Times

"Një ide shumë e mirë, këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit."

Nicholas Lezard, Guardian

Mbi autorin

Quentin Skinner është Profesor i Historisë Moderne në Universitetin e Kembrixhit. Librat e tij të shumtë, të cilët janë përkthyer në mjaft gjuhë të botës, përfshijnë ndër të tjera edhe dy vëllimet me studime: "Themelimi i mendimit politik modern". Vepra e tij më e njohur është "Arsyeja dhe retorika në filozofinë e Hobsit" dhe "Liri para liberalizmit".

Detajet e librit
Ideart
SKU000679
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000677

Botuesi: Ideart

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood

Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 3,92 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000819

Botuesi: Ideart

Loku, nje hyrje e shkurter, John Dunn

Xhon Loku, një nga filozofët më të mëdhenj anglezë të fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII, në kryeveprën e tij Përsjatje mbi të kuptuarit njerëzor argumenton se njohja jonë mbështetet tek pëvoja dhe përftohet si e tillë kryesisht përmes shqisave; porse mesazhi që përçonte mendimi i tij për fat të keq u keqkuptua.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000820

Botuesi: Ideart

Rasell, nje hyrje e shkurter, A.C. Grayling

Në këtë shtjellim të jetës dhe veprës së tij, A. C. Grayling na paraqet qoftë kontributet që Rasëlli solli në mendimin filozofik dhe në logjikën e shekullit të XX, qoftë pikëpamjet e tij të gjera mbi arsimin, politikën, luftën dhe moralin seksual.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2704

Botuesi: Plejad

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Stoiku i përditshëm, Ryan Holiday, Stephen Hanselman

Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.

Çmimi 17,00 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.

Çmimi 4,76 GBP
More
Në gjendje

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.

Çmimi 4,68 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)