Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Përplasja e fanatikëve, Francis Balle
  • Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Papirus

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përplasja e fanatikëve
Origjinali: Le choc des incultures
Gjinia: Filozofi
Autori: Francis Balle
Shqipëroi: Kleopatra Koleka
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2017
Fq. 130
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-9928-4378-4-6

Mbi librin

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit.

Por, a bëhet fjalë vallë për një kulturë tregtare ku fusim gjithçka dhe që nuk njeh asnjë kufi, që nuk pranon asnjë përcaktim dhe paraqitet thjesht si argëtim? Apo përkundrazi, është fjala për një kulturë elitiste, të mbyllur, e cila u hapet vetëm profesionistëve të saj, si atëherë kur bëhet fjalë për teknoshkencat ashtu edhe në rastin e shkencave humane të lëna pas nga koha?

Duke mos marrë përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë e tyre kulturore, shoqëritë tona janë të dënuara të rrëzohen. Është pikërisht ky boshllëk shpirtëror që sot lejon përhapjen e ideologjive radikale dhe të dhunshme, duke riprodhuar kështu edhe njëherë atë që dikur quhej boshësi dijeje.

Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t’i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njëri – tjetrin dhe përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco?

Francis Balle këtu zbulon se është ende koha për t’i dhënë shkollës dhe mediave mjetet për të rifituar atë terren që sot u është lënë në dorë ideologjive fanatike. U duhet kthyer dinjiteti arteve, historisë, letërsisë, filozofisë, kulturës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928437846
ean13
9789928437846
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
13,87 CHF
More

Botuesi: Plejad

Baza e moralit, Arthur Schopenhauer

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë...
11,89 CHF
More

Botuesi: Zenit Editions

Ç'është filozofia, Gilles Deleuze, Felix Guattari

Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivalëve të saj? Filozofia duhet të na thotë se cila është natyra krijuese e konceptit dhe cilët janë ortakët e saj, mes të cilëve plani i imanencës.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001918

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Sun Zu

Nё tё gjitha idetё e tij duket kuptimi qёndror qё nuk ёshtё tjetёr pёrveç se qёllimit pёr tё shmangur luftёn dhe nё pёrgjithёsi tё arrijё tё jetё i suksesshёm pa u nevojitur tё pёrleshet. Thotё se nё tё vёrtetё lufta sjell pasoja shkatёrruese dhe shumё mё tepёr luftrat shumёvjeçare.
2,97 CHF
More

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.
4,95 CHF
More

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...
11,89 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
9,91 CHF
More

Qen kashte, John Gray

Ky libër konsiderohet si një vepër radikale në filozofi e cila sfidon supozimet tona plot lajlelule mbi çfarë do të thotë të jesh njerëzor. John Gray eksploron atë se si mund të jetë bota dhe jeta njerëzore pasi humanizmi të jetë braktisur përfundimisht.
7,93 CHF
More

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001106

Botuesi: Te tjere

Shoqëria e spektaklit, Guy Debord

Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit) për Debordin, ishin veç dy forma regjimi politik, njëra e bazuar mbi "spektakolaren e përqendruar" dhe tjetra mbi "spektakolaren e shpërhapur" të konsumizmit.
7,93 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Imagjinarja, Jean - Paul Sartre

"Imagjinarja" përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan "fenomenologji" të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.
14,86 CHF
More

Botuesi: Penguin Books

Like a thief in broad daylight, Slavoj Zizek

Against a backdrop of constant socio-technological upheaval, how could any kind of authentic change take place? In such a context, Zizek argues, there can be no great social triumph--because lasting revolution has already come into the scene, like a thief in broad daylight, stealing into sight right before our ever eyes. What we must do now is wake up and...
16,05 CHF
More

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
5,95 CHF
More

Botuesi: Plejad

Bota si vullnet dhe përfaqësim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më I madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si "superuesin" e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. 
9,91 CHF
More