• Banner

Princi, Niccolo Machiavelli
  • Princi, Niccolo Machiavelli

Princi, Niccolo Machiavelli

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. 

86,25 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princi
Origjinali: Il Principe
Gjinia: Filozofi
Autori: Niccolo Machiavelli
Shqipëroi: Elvi Sidheri
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2016
Fq. 150
Pesha: 0.185 kg
ISBN: 978-9951-721-03-5

Mbi librin

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore qe preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja e tyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që- një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë- duhet të ketë parasysh.

“Në shumicën e rasteve, ata duan t’i hyjnë në zemër një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqen më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t’i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t’ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asgjë prej gjëje që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuar nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tashmë po jua dërgoj juve , pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar në lidhje me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël.


Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t’u paraqitur para jush kjo veper, megjithatë kam besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t’ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për jt të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë veshtirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721035
ean13
9789951721035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Revolucioni i glukozës, Jessie Inchauspé

Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Gazetaria investiguese, Hugho de Burgh

Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000820

Botuesi: Ideart

Rasell, nje hyrje e shkurter, A.C. Grayling

Në këtë shtjellim të jetës dhe veprës së tij, A. C. Grayling na paraqet qoftë kontributet që Rasëlli solli në mendimin filozofik dhe në logjikën e shekullit të XX, qoftë pikëpamjet e tij të gjera mbi arsimin, politikën, luftën dhe moralin seksual.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2783

Botuesi: Botimet Dudaj

Si veprohet ne nje projekt kerkimor, Judith Bell

Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)