Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz
  • Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mendja e robëruar, Ese mbi logokracitë popullore
Origjinali: The Captive Mind
Gjinia: Filozofi
Autori:  Czesław Miłosz
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 304
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-185-77-8

Mbi librin

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.

Fragmente nga libri

Përvoja i ka mësuar intelektualit të Lindjes artin e të maturit me imtësi të veprimeve të veta. Ai ka parë shumë e shumë njerëz të bien në greminë vetëm për një hap të gabuar, për shkak të një artikulli të shkruar në mënyrë tepër impulsive ose për një fjalë të lëshuar ashtu kot.

Nëse Perandoria shembet, mund të kërkosh në rrëmujë e sipër mjete të reja për të mbijetuar e për të vepruar; deri atëherë, mendon ai, duhet punuar me zell për ngadhënjimin e Perandorisë, gjithë duke ushqyer në fshehtësi shpresën se “marrëzia” e Perëndimit, çfarëdo që të thonë, nuk është përnjëmend e pakufi: Ah sikur perëndimorët të mund të kuptonin me të vërtetë mekanizmin e “epokës së madhe staliniane” dhe sikur të bënin atë që duhet! Gjithçka gjer tani tregon se ata nuk e kanë kuptuar. E megjithatë, a do ta kuptojnë, vallë?

***

E kam vështirë ta gjykoj Alfën me rreptësi. Edhe unë i kisha hyrë asaj rruge që dukej e pamundur të mos e vazhdoje. Nëse ika, këtë e bëra duke shkelur vlera e detyrime, kështu që edhe veten e gjykoj pa kurrfarë vetëkënaqësie.

Mendoj se largimi i mëtejshëm i fateve tona ngërthehej në atë dallim të vogël ndërmjet reagimeve tona teksa vizitonim rrënojat e Varshavës apo kur shikonim të burgosurit. Unë ndjeja se e kisha të pamundur të shkruaja mbi këto gjëra; do të më duhej ta thosha krejt të vërtetën e jo një pjesë të saj.

Për më tepër, këtë e kisha ndjerë edhe gjatë pushtimit nazist; asokohe ngjarjet mund të përshkruheshin në çfarëdolloj mënyre, përveçse me stilin e romanit. Më kujtohet se si ndjeheshim çuditërisht ngushtë kur Alfa na lexonte, në mes të atij qyteti të llahtarisur, tregime që shfrytëzonin këtë temë krejt të nxehtë.

Kompozicioni i këtyre tregimeve ishte tepër i lëmuar. Përreth nesh me mijëra vetë vdisnin nga torturat. Transformimi i menjëhershëm i vuajtjeve të tyre në tragjizëm teatral na dukej diçka e pandershme. Ndonjëherë më mirë të belbëzosh nga emocioni i tepruar sesa të flasësh me fraza të rrumbullakosura.

Ai zë i brendshëm që na ndalon kur ato gjëra që duam të shprehim janë shumë, është zëri i urtësisë. Me gjasë, Alfa nuk e ka njohur atë zë. Vetëm pasioni për të vërtetën do të mund ta ndalonte të bëhej ashtu si u bë.

Atëherë ai nuk do ta kishte shkruar romanin mbi komunistin e vjetër dhe mbi rininë e demoralizuar; në këtë roman ai i kishte krijuar mundësi vetes të shprehte mëshirën, brenda atyre caqeve që nuk tërhiqnin vëmendjen e censurës, dhe e kishte kërkuar miratimin duke thjeshtëzuar tablonë e ngjarjeve në përputhje me atë që dëshironte Partia.

Kompromisi i parë të shpie në një të dytë dhe në një të tretë, gjer në çastin kur, më së fundi, gjithçka që thua është krejtësisht e rrumbullakosur dhe koherente, porse nuk ka asgjë të përbashkët me mishin dhe gjakun njerëzor. Kjo është, sipas dialektikës, ana tjetër e medaljes.

Rehatia mendore që të jep ajo, duhet paguar. Përreth Alfës jetonin dhe jetojnë shumë punëtorë e fshatarë, që flasin me fjalë të ngathëta; por, tekembramja, zëri i brendshëm që dëgjojnë ata nuk ndryshon dhe aq nga kjo kërkesë që shpeshherë ia mbyll gojën shkrimtarit dhe i imponohet: o të gjitha, o asgjë. Ku ta dish!

Ndoshta ai fshatari i panjohur apo ai postieri i thjeshtë duhet të vendosen më lart në hierarkinë e atyre që i shërbejnë njerëzimit sesa Alfa, moralisti.

***

I ndodhte të përfundonte në ndonjë spital për alkoolistë. Në përgjithësi, rezultatet e trajtimit nuk ishin për t’u entuziazmuar. Fitoret e Deltës në luftën e tij me mjekët ishin me nam.

Siç thoshin, në njërin nga këto spitale ngadhënjimi i tij qe aq i plotë sa mjekët dhe pacientët, që të gjithë të dehur, bënin gara me biçikleta nëpër korridore. Sharlatan, alkoolist. Megjithatë, Delta ishte poet i shkëlqyer dhe – në kundërshtim me dukjen e jashtme – poet tragjik.

Veprimtarinë letrare e kishte filluar në vitet e krizës së madhe ekonomike. Papunësia, qorrsokaku në të cilin gjendej bota, fuqizimi i nazizmit në Gjermaninë fqinje, të gjitha këto ndikonin në karakterin e artit të tij.

Me të drejtë e quanin “mbreti i absurdit”. Në poemat e tij shfaqej qartë një vegim i mynxyrshëm, së paku për ata që dinin ta shquanin pa e lënë veten të ngashënjeheshin nga efektet e jashtme prej klouni. Vegim i një qytetërimi që vdes, i epokës së hekurit që afrohet, i katastrofës.

Atëherë asgjë nuk kishte më kurrfarë baze racionale; gjithçka dukej e humbur, shumë vite para se kjo humbje të ndodhte dhe Evropa të zhytej në terr e në mizori. Idetë dhe imazhet që përdorte Delta kishin qëndrueshmërinë e ëndrrës: ato të bënin të rijetoje tmerrin dhe bukurinë e shekujve të shkuar, porse nuk përmbanin asnjë çast qetësie.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185778
ean13
9789928185778
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Fuck Kritika, Dr. Denisa Hoxha

Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj - jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella...
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mendimi i egër, Claude Levi-Strauss

Ky libër formon një tërësi, por problemet që diskuton janë në raport të ngushtë me atë që kishim provuar për së shpejti në një punim të vonshëm me titull "Totemizmi". Pa pretenduar të kërkojmë nga lexuesi që t'i referohet atij, është mirë t'ia tërheqim vëmendjen se ekziston një lidhje në mes këtyre dy veprave: e para është njëfarë hyrjeje historike dhe...
800 Lekë
More

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001425

Botuesi: LIRA

Oratorët e Revolucionit Francez, Rozhe Garodi

Revolucioni Francez tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes figurave të Mirabosë, Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por jehona e largët e këtij revolucioni ndihet ende në ditët tona.
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pasojat e modernitetit, Anthony Giddens

Our efforts to explain the nature are interconnected with the efforts to explain the society and vice versa. The concepts, being an element of reflection between knowledge, become part of their connection and enrichment.
950 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Jeta dhe kohët e penisit, Tom Hickman

Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
850 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
500 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Mbi udhëtimet në kohë, Czeslaw Milosz

Milosz shkruajti kohë më parë: "Fëmija i strehuar brenda nesh beson se dikur afër gjenden njerëz të mençur që e dinë të vërtetën". Në këtë çast të qindvjeçarit të tij, ai vetë është bërë një prej atyre burrave të mençur.
900 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.
700 Lekë
More