• Banner

Shoqëria pa shkollë, Ivan Illich
  • Shoqëria pa shkollë, Ivan Illich

Shoqëria pa shkollë, Ivan Illich

Kritika e Illich-it u orientua veçanërisht kundrejt teknologjisë dhe disa institucioneve themelore të modernitetit: arsimi, mjekësia, procesi i prodhimit masiv. 

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shoqëria pa shkollë
Origjinali: Deschooling Society
Gjinia: Filozofi
Autori: Ivan Illich
Shqipëroi: Arjan Gjikola
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 172
Pesha: 0.197 kg.
ISBN: 978-9928-185-78-5

Mbi librin

Kritika e Illich-it u orientua veçanërisht kundrejt teknologjisë dhe disa institucioneve themelore të modernitetit: arsimi, mjekësia, procesi i prodhimit masiv. Sipas autorit, arsimimi masiv dhe mjekësia moderne kanë sjellë përfitime të dyshimta, madje të rreme, për njerëzimin; këto zhvillime kanë manipuluar, duke i institucionalizuar, aspekte themelore të jetës, e si përfundim kanë sjellë bjerrjen e vetëmjaftueshmërisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Në veprën "Shoqëria pa shkollë", Illich i paraqet shkollat si vende ku mbretëron dhe përtërihet konsumerizmi dhe bindja ndaj autoritetit, dhe ku mësimi i vërtetë zëvendësohet nga një garë me pengesa nëpër një hierarki institucionale që, në vend të dijes, shpërndan kredenciale boshe. Në vend të shkollimit të detyruar, Illich propozon një model mësimor që transmeton dije dhe aftësi nëpërmjet rrjeteve të marrëdhënieve informale dhe vullnetare.

Illich ishte po aq kritik edhe ndaj mjekësisë moderne, të cilën e akuzonte, ndër shumë gjëra të tjera, për shtimin, në vend se pakësimin, e vuajtjeve. Në përputhje me pikëpamjet e tij, në vitet e fundit të jetës Illich nuk pranoi të kurohej për një tumor që, si përfundim, i shkaktoi vdekjen.

Fragment nga libri

Pengesën kryesore në rrugën drejt një shoqërie që përnjëmend edukon ma nxori një miku im i mirë zezak nga Çikagoja, i cili më tha se e gjithë imagjinata jonë “është e shkolluar”.

Ne i lejojmë shtetit të përcaktojë se cilat janë deficitet edukuese të përgjithshme të qytetarëve dhe, rrjedhimisht, e lejojmë shtetin të themelojë organizmat e specializuara për t’i “trajtuar” qytetarët përmes shkollës.

Kësodore ne bëhemi pjesë e mashtrimit, duke menduar se mund të dallojmë ndërmjet të nevojshmes dhe të panevojshmes në edukimin e të tjerëve – njësoj si brezat e mëparshëm, kur vendosnin ligje që përcaktonin se ç’ishte sakrale dhe ç’ishte profane.

Dyrkhemi e pat vërejtur se aftësia për ta ndarë lëmin social më dysh është bash thelbi i fesë institucionale. Ekzistojnë, arsyetonte ai, fe pa të mbinatyrshmen e pa zota, por nuk ka fe që të mos e nënndajë botën në njerëz dhe gjëra që janë sakrale dhe të tjera që rrjedhimisht janë profane.

Ky depërtim i hollë mund të aplikohet edhe në sociologjinë e edukimit, sepse shkolla është thelbësisht përçarëse në një mënyrë të ngjashme. Vetë ekzistenca e shkollimit të detyruar e ndan shoqërinë në dy lëmenj: në periudha, procese, metoda a profesione që konsiderohen “akademike” ose “pedagogjike”, dhe në të tjera që nuk janë të tilla. Pra, pushteti i shkollës për të ndarë realitetin social më dysh nuk ka kufij: edukimi shkëputet kësisoj prej botës dhe bota bëhet joedukative.

Qysh prej Bonhoferit, teologët bashkëkohorë kanë nxjerrë në pah hutimin që mbizotëron sot mes mesazhit biblik dhe fesë së institucionalizuar. Ata vënë në dukje se, ashtu siç na tregon përvoja, liria dhe besimi i krishterë zakonisht përfitojnë prej shekullarizimit.

Këto janë pohime që, pashmangshmërisht, shumë prej ekleziastëve u duken blasfemike. Në mënyrë të ngjashme, nuk ka fare dyshim se procesi didaktik do të përfitojë prej çshkollimit të shoqërisë, megjithëse shumë shkollarëve kjo kërkesë u duket si një farë tradhtie ndaj iluminizmit. Por, në fakt, është vetë iluminizmi ai që po shuhet në shkolla.

Mbi autorin

Ivan Illich (1926-2002) lindi në Vjenë, nga baba kroat dhe nënë hebreje. Studioi në qytetin e lindjes, në Firence, në Universitetin Gregorian (Vatikan) dhe Salcburg. Në fillim punoi si prift në Nju Jork, por më pas u zhvendos në Meksikë, ku më 1961 themeloi Qendrën Ndërkulturore të Dokumentimit (CID), me program të spikatur anti-imperialist.

Në këtë periudhë Illich zhvilloi pikëpamje përherë e më kritike ndaj Kishës Katolike dhe më në fund e braktisi priftërinë më 1969, duke u kthyer në një nga mendimtarët më radikalë të shekullit të kaluar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185785
ean13
9789928185785
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2780

Botuesi: Helga's Secrets

Njeriu dhe teknika, Oswald Spengler

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.

Çmimi 56,35 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)