Rëndesa dhe hiri, Simone Weil
  • Rendesa dhe hiri, Simone Weil
  • Rëndesa dhe hiri, Simone Weil

Rëndesa dhe hiri, Simone Weil

Në këtë vepër përmblidhen një sërë reflektimesh, herë në formë epigrami, herë të zgjatura në disa paragrafë, mbi tema nga më të ndryshmet: zbrazëtia, koha, Zoti, uni, dashuria, dhuna, e keqja, dëshira, puna, etj.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rëndesa dhe hiri
Origjinali: La pesanteur et la grâce
Gjinia: Filozofi
Autori: Simone Weil
Shqipëroi: Blerta Hyska
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 216
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-9928-185-57-0

Mbi librin

Në këtë vepër përmblidhen një sërë reflektimesh, herë në formë epigrami, herë të zgjatura në disa paragrafë, mbi tema nga më të ndryshmet: zbrazëtia, koha, Zoti, uni, dashuria, dhuna, e keqja, dëshira, puna, etj.

Në udhëkryq midis filozofisë, aktivizmit politik dhe misticizmit, Weil është një ndër zërat më origjinalë në panoramën e mendimit të shek. XX.

Fragment nga libri

Mekanikë njerëzore. Kushdo që vuan përpiqet të komunikojë vuajtjen e tij – ose duke keqtrajtuar, ose duke provokuar mëshirë – me qëllim për ta zvogëluar dhe vërtet e zvogëlon në këtë mënyrë.

Atij që është fare poshtë, që nuk ia qan hallin askush, që nuk ka pushtetin për të keqtrajtuar askënd (nëse nuk ka fëmijë apo dikë që do) vuajta i qëndron brenda dhe e helmon. Kjo është sunduese si rëndesa. Si të çlirohesh prej saj? Si të çlirohesh nga ajo që është si rëndesa?

Të duash të vërtetën do të thotë të durosh zbrazëtinë dhe si vijim të pranosh vdekjen. E vërteta është në anën e vdekjes.

Ndër gjithë gjërat, vetëm ajo që na vjen nga jashtë, kot, befasisht, si një dhuratë e fatit, pa e kërkuar vetë, është gëzim i pastër. Paralelisht, e mira e vërtetë mund të vijë vetëm nga jashtë, asnjëherë prej përpjekjes sonë. Në asnjë rast nuk mund të krijojmë diçka më të mirë se ne.

Në këtë mënyrë, përpjekja drejt së mirës nuk duhet të arrijë qëllimin: vetëm pas një tensioni të gjatë dhe shterp që përfundon në dëshpërim, kur nuk presim më asgjë, nga jashtë, befasi e mrekullueshme, vjen dhurata. Kjo përpjekje ka shkatërruar një pjesë të plotësisë së rreme që është tek ne. Zbrazëtia hyjnore, më e plotë se plotësia, është vendosur tek ne.

Fatkeqësia që të detyron të lidhesh pas objektesh të mjerueshme nxjerr të zhveshur karakterin e mjerueshëm të lidhjes. Prej këtëj del më qartë nevoja e shkëputjes.

Dhurimi: nuk mund të ofrojmë asgjë tjetër veç unit, dhe gjithcka që e quajmë dhurim nuk është gjë tjetër veç një etiketë e vendosur mbi një revansh të unit.

Jeta njerëzore është e pamundur. Por vetëm fatkeqësia e bën të ndihet.

Qeniet që dua janë krijesa. Kanë lindur nga rastësia. Takimi im me to është gjithashtu rastësi. Ato do të vdesin. Ajo çka mendojnë, çka ndiejnë dhe çka bëjnë është e kufizuar dhe e përzier me të mirën dhe të keqen. Të dish këtë me gjithë shpirt dhe t’i duash po aq. Të imitosh Zotin që i do pafundësisht gjërat e fundme përsaqë të fundme.

Brishtësia e gjërave të çmuara është e bukur sepse brishtësia është shenjë ekzistence.

Njohja e mjerimit njerëzor është e vështirë për të pasurin, për të fuqishmin, sepse ai priret pamposhtmërisht të besojë se është diçka. Është gjithashtu e vështirë për të mjerin, sepse ai priret pamposhtmërisht të besojë, se i pasuri, i fuqishmi, është diçka.

Pastërtia është pushteti për të soditur fëlliqësinë.

Vetë Platoni nuk është veçse një pararendës. Grekët e njihnin artin, sportin, por jo punën. Zotëria është skllavi i skllavit në kuptimin që skllavi prodhon zotërinë.

Monotonia është çka ka më të bukur ose më të tmerrshme. Më të bukur nëse është një refleks i përjetësisë. Më të tmerrshme nëse është një tregues i një përjetësie pa ndryshim. Kohë e tejkaluar ose kohë e sterilizuar. Rrethi është simboli i monotonisë së bukur, lëkundja vajtjeardhje e monotonisë së tmerrshme.

Dhimbja e madhe e punës së krahut është se jemi të detyruar të bëjmë përpjekje për orë të tëra vetëm për të ekzistuar. Skllav është ai të cilit nuk i propozohet asnjë e mirë si qëllim i lodhjes së tij, por thjesht ekzistenca. Si rrjedhim ai duhet ose të shkëputet ose të bjerë në nivelin vegjetativ.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185570
ean13
9789928185570
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001262

Botuesi: Te tjere

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.
500 Lekë
More

Referenca: 2708

Botuesi: Plejad

Përtej së mirës dhe së keqes, Friedrich Nietzsche

Krijesat njerëzore, të trishtuara thellë, tradhëtojnë vetveten kur janë të lumtura. Ato kanë një mënyrë të veçantë për të kapur lumturinë: sikur duan ta shtypin dhe ta mbysin nga xhelozia, ah, e dinë shumë mirë se ajo do t'u ikë.
900 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.
1 500 Lekë
More

Ç'është Arti, L.N. Tolstoj

Lev Tolstoi është një nga shkrimtarët e mëdhenj të njerëzimit. Përshkrimi i goditur i ngjarjeve të shekullit të 19të, përsiatja e botës së brendshme të personazheve, gjuha e larmishme dhe e ëmbël, fama e tij si fisnik i pasur dhe altruist, por edhe misioni pedagogjik i gjithë shkrimeve të tij kanë bërë që Tolstoi të ketë reputacion dhe influencë të pamasë...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në...
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
600 Lekë
More

Botuesi: Collins Classics

The art of rhetoric, Aristotle

In The Art of Rhetoric, Aristotle demonstrates the purpose of rhetoric—the ability to convince people using your skill as a speaker rather than the validity or logic of your arguments—and outlines its many forms and techniques. 
400 Lekë
More