• Banner

Ligjet, Platon
  • Ligjet, Platon

Ligjet, Platon

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ligjet
Origjinali: Νομοι
Gjinia: Filozofi
Autori: Platon
Shqipëroi: Robert Kosova
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2018
Fq. 512
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-9928-183-38-5

Mbi librin

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.

Athinasi mban peshën më të madhe të bisedës dhe, duke qenë i tillë ai nënkupton superioritetin e Athinës ndaj dy qyteteve të tjera, që megjithatë, ai i nderon dhe i vlerëson shumë sipas meritave të tyre.

Megjili, si spartan i vërtetë flet fare pak kurse Klinia, ka shumë më tepër interes në bisedën rreth ligjeve edhe për një arsye më tepër, ai së bashku me nëntë bashkëqytetarë të tjerë do të themelojë një qytet të ri.

E gjithë biseda zhvillohet gjatë rrugës nga qyteti i famshëm i Knososit për në tempullin e Zeusit. Është një udhë e gjatë në mes të vapës së verës, ca e lodhshme për miqtë tanë pak të shkuar në moshë, por siç thonë dhe ata vetë, rruga mes kodrave dhe pemëve dhe ndalesat nën hije e bëjnë bisedën më të lehtë dhe më të këndshme.

Platoni (427– 347 p.e.s), një nga filozofët më të mëdhenj dhe më me ndikim në qytetërimin perëndimor, ishte nxënësi më i famshëm i Sokratit dhe gjithashtu, në vitet e Akademisë, mësuesi i Aristotelit, një tjetër filozof i madh grek.

Në “Apologjia”, me fjalët e Sokratit dëshmohet meraku i madh i Platonit për fatin e mikut dhe udhëheqësit të tij, gjatë gjyqit të tij të famshëm. “Po shoh se Platoni, Kritoni dhe Apollodori më bëjnë shenjë që të kërkoj që të gjobis veten me 30 mina, sepse ata do të paguajnë gjobën për mua”.

Platoni dhe miqtë i bënin me shenja Sokratit që të pranonte një lloj kompromisi për të shpëtuar jetën e vet. Sokrati nuk pranoi dhe kështu dënimi dhe vdekja e tij do të shënojë një nga tragjeditë më të mëdha të qytetërimit tonë.

I tronditur nga vdekja e Sokratit dhe padrejtësia, ai u largua nga Athina dhe udhëtoi në disa qytet– shtete greke të Mesdheut, në Egjipt, Italinë e Jugut, Siçili, Taranto, udhëtim që e njohu me qytetërime, shkolla filozofike por dhe me sundues të cilët u përpoq që t’i edukonte, por rrezikoi jetën dhe lirinë e vet. U kthye në Athinë pas dhjetë vjetëve ku dhe themeloi Akademinë e famshme që mbijetoi deri në vitin 529 kur u mbyll nga perandori bizantin Justiniani I.

Në kohën kur shkruajti “Ligjet”, Platoni ishte rreth 74 vjeç. Deri atëherë ai kishte shkruar libra shumë të rëndësishëm si “Republika”, “Apologjia e Sokratit”, “Simpoziumi”, etj.
Pleqëria është bekim për njerëzit e ditur dhe jo vetëm për ata por dhe për njerëzit që jetojnë pranë tyre apo larg tyre, të njohur apo të panjohur, apo dhe pas dymijë e me shumë vjetëve siç jemi ne.

Dituria dhe përvoja e madhe e jetës, e ngarkuar me ngjarje të jashtëzakoshme që nga vdekja e Sokratit, demokracia e Athinës, ngritja dhe rënia e saj, konfliktet civile dhe padrejtësitë, arroganca e pushtetit, besimi dhe pasuria, edukimi dhe ligjet, shpirti dhe virtyti – janë shqetësimi i madh i Platonit në veprën e vet.

Dhe mbi të gjitha krijimi i Qytetit rë Ri, një qytet i drejtë, me qytetarë të lumtur dhe të virtytshëm. Sepse virtyti është parakushti për lumturinë e njerëzve dhe lumturia e njerëzve është virtyti më i lartë i Qytetit. Platoni ka adhurues në të gjithë botën por Qyteti i ri nuk është ngritur akoma.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
9789928183385
ean13
9789928183385
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 3,92 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

Çmimi 2,98 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, Magjia e Platonit, Karl Popper, vol. 1

Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike, anëtarët e së cilës mbahen së bashku përmes lidhjeve gjysmë biologjike dhe familjare, duke ndarë me njëri – tjetrin përpjekjet e përbashkëta, gëzimin e përbashkët dhe hidhërimin e përbashkët.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Koncepte etiko-fetare në Kuran, Toshihiko Izutsu

Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është u një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njerin janë me shtrirje të skajshme, që kërkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në mënyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit, përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit...

Çmimi 10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

Progresi njerëzor, Steven Pinker

Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ç'është kombi, Ernest Renan

Kjo konsideratë ekskluzive për gjuhën, ashtu si dhe vëmendja e tepruar ndaj racës, ka rreziqet e saj, si dhe të metat e papërshtatshmëritë e veta. Kur pranon ekzagjerime të tilla dhe mbyllesh brenda një kulture të përcaktuar, të konsideruar si kombëtare, veçse kufizohesh, mbyllesh ndaj të tjerëve.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2493

Botuesi: Naimi

Marketingu politik, Sulejman Muca

Libri është fryt i një pune disavjeçare, një kërkim shkencor rreth një prej temave dhe argumenteve më të rëndësishme të shoqërisë moderne, pikërisht teorive dhe praktikave mbi ndërtimin e imazhit në politikë dhe teknologjisë përkatëse, mbi teknikën e organizmit të fushatave elektorale duke iu referuar përvojës botërore.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2243

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Nga diktatura në demokraci, Gene Sharp

Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Psikologji Shqiptare, Kledi Rama

Psikologji Shqiptare në thelb, është një publicistikë, ku zënë vend problemet e përditshme si dhe shtjellohet psikologjia e të menduarit në Shqipëri me të mirat e të këqijat e saj.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)