• Banner

Sprova admirimesh, Emil Cioran
  • Sprova admirimesh, Emil Cioran

Sprova admirimesh, Emil Cioran

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sprova admirimesh
Origjinali: Exercices d'admiration
Gjinia: Filozofi
Autori: Emil Cioran
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 168
Pesha: 0.218 kg.
ISBN: 978-9928-113-95-5

Fragment nga libri

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.

S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prejtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes.

Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi, mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t'i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113955
ean13
9789928113955
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2515

Botuesi: IDK

Oksidentalizmi, Ian Buruma, Avishai Margalit

Njëzet vjet të shkuara, kur Edward Said shkroi librin e tij "Orientalizmi", për mënyrën sesi Perëndimi e sheh Lindjen, ky libër ngjalli një debat të nxehtë, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por deri më sot, pak kush është marrë me mënyrën sesi e kanë parë "Perëndimin" armiqtë e tij të vetëshpallur.

Çmimi 6,11 
More
Ne gjendje

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 7,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Traktat mbi Metriken, Ezra Pound

Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë të ‘’lira’’. Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s’ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. 

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)