• Banner

Shen Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou
  • Shen Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shën Pali, themelimi i universalizmit
Origjinali: La fondation de l'universalisme
Gjinia: Filozofi
Autori: Alain Badiou
Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 136
Pesha: 0.179 kg.
ISBN: 978-9928-113-89-4

Fragment nga libri

...Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Historia nuk na mëson gjë. Si dhe filozofia, ajo nuk është formë gjenerike e së vërtetës. E ky çlirim vlen edhe për vetë filozofinë dhe historinë. Kësisoj ndërhyn pra çarja paliane, kundër urtisë historike të ritit dhe urtisë filozofike të dijes, si ringjallje e teorisë. Më së pari duhet të deklarosh një subjekt, më së andejmi, anash e veç mund të dish.

Ama duhet me qenë e qartë se antifilozofia nuk është thjesht parafilozofi, por udhë në të cilën duke mos u aksiomatizuar objektiviteti, ngjajtësohet subjektiviteti. Aksiomatizimi i objektivitetit na ka hedhur vetëm në subjektivizim, në politikën si ligj.

Le t'i ndajmë sa të mundim të dy operacionet mbi subjektin: subjektivizimin dhe subjektivimin. Bota mund të jetë një e vetme veç nën kushtin e asaj që supozohet prej termit të dytë, subjektivimit të pareshtur, të pafundë.

Në këtë riaktivizim të mendimit, me qëllim kapjen e ndonjë konsistence, vepra e Alain Badiousë, në tërësinë e vet, shquan se: objekti nën maskën e universalit, dikur rit e tani monedhë, i shërben si bazë tkurrjes apo tërheqjes së dashurisë për spektaklin e përgjithësuar të seksit dhe privatizimin e kontraktuar të martesës; tërheqjes së shkencës prej padallueshmërisë së saj masive prej teknologjisë; tërheqjes së artit para papërcaktueshmërisë kulturore të ekzotizmit të mallit pa histori pune; tërheqjes së politikës, si akt kolektiv, prej barazimit të qëllimësive të ardhshme me imediaten ekzekutive qeveritare.

Ky sfond metonimish të ndyra ka për të kundërt vetëm shpërthimin subjektiv të deklarimit të ndonjë ngjarjeje... që në rastin e Palit ka ndodhur. Apostujt nuk mund ta "përfshijnë për ta heshtur" Palin, nuk e maskojnë dot nën homogjenitetin e paqtë të komunitetit. Pali destabilizon.

Por dhe na zgjon vëzhgimin për ta parë ngjarjen po aq të shpeshtë sa birin. Në gjuhën e Gilles Deleuzeit, këtë deklarim prej Pali e ndeshim si palosje, si rrudhë. Krishti është rrudha e ringjalljes në horizont, apo thinja që shënjon një bir të përhershëm. Krishti nuk deklaron gjë tjetër veçse të qenit bir.

Nuk i nevojitet më autorizimi prej apoteozës atësore të ligjit apo urtësisë filozofike. Pali nuk është nyje dialektike, por dëfton dhe mangësinë e patretshme të nyjëtimit mes ritualistit çifut dhe filozofit grek. Që të dy ekzistojnë falë kushtëzimit reciprok. Deklarojnë që janë botë sepse çdo përafrim do të ishte një shuarje e së vërtetës që mbrojnë. "Çifuti është në përjashtimin e [en exception du] grekut".

Ky lloj lufte e ftohtë mes germës dhe retorikës përbën një stabilitet që duhet mohuar. As nuk mund të ketë e as nuk do të ketë ndonjë nyjëtim mes një kozmosi të mbyllur dhe një transhendence të përfunduar. Ringjallja është destabilizim dhe duhet të shërbejë si fillim. Në fillim duhet të jetë jeta. Gjë që do të thotë se në fund "vdekja është disponim subjektiv ".

Diskrecioni i germës dhe përgjithësia e njohjes nuk kanë qasje në subjektin shpërthyes të ngjarjes (Krisht), as në subjektimin transversal (Pal), as në bësnikërinë që bën ngjarjen të qëndrueshme (militant): një si trini e subjektit, nga ana e jetës, me deklaratë e pa memorie, përveçse për pikën që deklarohet, pa historitë e apostujve, pa tre persona, por vetëm një Pal të vdekshëm në mes e që i mbahet deklaratës së ringjalljes.

Çarja logjike është e vogël në histori sepse është jashtë saj. Në ekzistencë kushti nuk duhet të zërë vend. Është një pikë që diagonalizon ekzistencën. "Me i kundërvënë sintezës diagonalen e ligjëratave", ja përsëri irracionaliteti që themelon subjektin, marria e shpalljes dhe e besnikërisë që destabilizon paqen e rrejshme mes rendit të përmbyllur kozmik dhe transhendencës së përfunduar në besim. Irracionalitetit të diagonales i lipset besimi dhe besnikëria.

Përtej dualitetit strategjik, ligjit dhe urtësisë, të cilat nuk janë procedura gjenerike të së vërtetës, por vetëm procedura rregullimi të mbylljes, duhet të themelohet subjekti i së vërtetës, subjekti që tkurret prej dijeve të vendosura dhe fiktivitetit të opinionit. Përtej dualitetit strategjik një dualitet aksionesh subjektivues: besim dhe besnikëri.

Subjekti i besës. Besa e kallëzuar dy herë. Procedurat gjenerike të së vërtetës mbështeten mbi hiçin e themelimit. Sepse ontologjia e së vërtetës nuk mund të jetë ligjore, por ngjajtësore. Kësaj here, më pranë se shkenca, është procedura dashurore gjenerike e së vërtetës.

Nevoja e rishpikjes së dashurisë merr zanafillë pikërisht në këtë pikëkëputje dhe pikëmbështetje, në këtë themelim dhe besnikërim. Ringjallja (e Krishtit), si besim subjektiv e jo datë historike, është ngjarje prej dashurie – është imanentizim, sinonimi i mendim-fuqisë. Jashtë kësaj onto-logjike, procesi subjektivues i mendimit bie në psiko-logjikë: besnikëria shpall që "dallimet ta marrin universalin që u bie si hirin".

Opinioni do të vazhdojë të bëjë gjëmën. Por rezistenca do të jetë aty gjithsesi. Do të rezistohet në dallime dy sojesh: dallimet e subjektivimit, vetë procedurat gjenerike, dhe dallimet komunitarë. Nëse të parët shpien drejt kompozimit të singulariteteve, të dytët duhet të jetohen si sprova komunitare të së vërtetës, të universalitetit.

E na nevojiten të dy, singularitet e dallim, një thënie tjetër për dyshen vetja-tjetri. Lipset një rimarrje pa përsëritje, një ringjallje pas ligjit, një fillim pa ligj e pa përsëritjen këmbëngulëse të vdekjes. Një shpresë.

Dy dallimeve u poshtërohet detyra prej dy figurave të pandreqshme që e pengojnë projektin për subjektivim pa fund. Ndaj akuzohen mësuesi dhe ati, dy prodhuesit më pjellorë të opinionit, vendit ku procedurat gjenerike pësojnë metoniminë e tyre të ndyrë dhe ku tradita saboton gjithnjë e më shumë trashëgiminë*. Dhe ky i fundit është automatizim i dëshirës si udha e vdekjes.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113894
ean13
9789928113894
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.

Çmimi 22,20 
More
Ne gjendje

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001266

Botuesi: Te tjere

Leviatani, Thomas Hobbes

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)