• Banner

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile
  • Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafsha e pabindur e pushtetit
Gjinia: Filozofi
Autori: Klementin Mile
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 170
Pesha: 0.315 kg.
ISBN: 978-9928-236-52-4

Komente mbi librin

"Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri. Mund të thuhet se studiuesi me shqetësimin e argumentimit të metodës së kërkimit ka grumbulluar një material të pasur dhe nga literatura ndërkombëtare që lidhet me diskutime rreth kuptimit të shtetit të së drejtë parë kjo në rrafshin vendor dhe historik. Në këtë kuptim studimi ka edhe një rëndësi të madhe praktike dhe për një publik edhe më të gjerë, duke i dhënë mundësi të reflektojë ndaj programeve, diskursit të liderëve politikë dhe debatit politik të tyre në lidhje me kuptimin teorik dhe praktik të shtetit të së drejtës."

Prof. Dr. Gjergj Sinani

"Teoria dhe metodologjia në këtë studim janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, gjë që e ndihmon punimin të qëndrojë brenda parametrave shkencorë në mënyrë të natyrshme. Kjo lidhje e ngushtë e justifikon plotësisht metodologjinë dhe metodat përkatëse, pasi u jep instrumenteve të kërkimit mundësinë që të aplikohen gjithmonë mbi objekte të një realiteti të strukturuar teorikisht. Në këtë mënyrë është siguruar një koherencë ndërmjet fazave të ndryshme të procesit të kërkimit: mbledhjes, analizës dhe interpretimit të të dhënave. Në procesin e kërkimit nuk i është lënë asgjë rastësisë; kështu në punim gjen strategji analitike si për realizimin e përshkrimit shkencor ashtu dhe për shpjegimin shkencor. Këto strategji analitike rekomandohen nga teoria e përzgjedhur (teoria e sistemeve) dhe prandaj kontribuojnë shumë mirë në kuadrin metodologjik."

Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236524
ean13
9789928236524
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Analektet, Konfuci

“Analektet” janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001302

Botuesi: Papirus

Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000180

Botuesi: Ideart

Lamtumirë fjalë, Hart Wegner

“Lamtumirë fjalë”, kjo vepër, që ruan tingullin e romanit të Heminguejit, është një polemikë dhe elegji jo patetike për Fjalën, në çastin kur shoqëria shndërrohet në mjedis armiqësor ndaj librit, ku gjëja më e mirë për njerëzit është të qenët i gëzuar, qoftë edhe pa shkak.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Libri i filozofisë

Cila është zanafilla e gjithësisë? Çfarë është e vërteta? Si mund të bëjmë një jetë të mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera të mëdha për natyrën e jetës dhe të ekzistencës, njerëzimi i ka bërë gjatë gjithë historisë. Dhe mendimtarët e mëdhenj kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën tonë.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002064

Botuesi: Plejad

Autoritarizem ne tranzicion, Perparim Kabo

Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)