• Banner

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX
  • Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Misioni i shekulli XX
Origjinali: Misioni i shekulli XX
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Tajar Zavalani
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 320
Pesha: 0.42 kg
ISBN: 978-99956-658-8-3

Mbi librin

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.

Filozofia nacionaliste e Tajar Zavalanit ironizon vetveten në optikën e publicistikës së tij, me një gamë interesash të gjera dhe të guximshme që buronin nga shqetësimet e ligjshme të momentit ku "të zotët e punës" konsolidonin shtetin shqiptar. Këto interesa, pikërisht prej momentit kur gjeneroheshin, prezantoheshin për opinionin publik shqiptar si jetike.

Njëkohësisht, integrimi i tyre në një platformë shtetërore dhe institucionale e bëjnë publicistikën e tij krejt moderne e perëndimore, polemiste e fisnike, kërkuese e të përgjegjshme. Për Zavalanin është njëlloj e rëndësishme si të merresh me tezat për një ideologji shqiptare, si të shprehesh për krizën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tajar Zavalani i fton intelektualët shqiptarë që ta njohin mirë realitetin shqiptar, të jenë njerëz të gjallë, me frymë praktike, të merren me çështje konkrete, të shkruajnë kuptueshëm për probleme që shqetësojnë të nesërmen. Ata duhet që të mos harrojnë se "pleqtë u katandisën në një luftë për karrigen, prandaj atyre u duket se ndërtesa është ideale dhe ajo s'mund të bëhet më e mirë.

E, duhet të kuptojmë se rrogat e majme dhe pasuritë e mëdha nuk i linin të shihnin larg. Drejtësia, liria, dashuria për atdhe kanë vlerë universale, por nëpunësit halldupë s'kishin aspak ndërmend t'i mësonin e t'u përkushtoheshin atyre".

Detajet e librit
Plejad
SKU000619
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000143

Botuesi: Ideart

Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, Ralf Ludwig

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.

Çmimi 4,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Plugu, shpata dhe libri, Ernest Gellner

Në librin "Plugu, shpata dhe libri", Ernest Gellner na paraqet me kthjelltësi dhe mjaft kuptueshëm një filozofi të historisë njerëzore që nga Neolitiku deri më sot. Gellneri e ndan përpjekjen njerëzore në tre aktivitete: prodhimi, shtrëngimi dhe njohja dhe shqyrton si u transformuan këto aktivitete nga "kapërcimet e mëdha" të revolucionit agrar dhe atij...

Çmimi 5,45 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Politika si profesion, shkenca si profesion, tre tipat e pastër të sundimit legjitim, Max Weber

Politika si profesion ka formë shumëdimensionale, e cila përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, historike e sociologjike të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike. Në aspektin sociologjik, autori nxori një konkludim se tre kualitete janë vendimtare për një politikan: pasioni, ndjenja e përgjegjësisë, të maturit me sy.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)