• Banner

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good
  • Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.

5,10 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si të dashurosh një burrë të vështirë
Origjinali: How to love a difficult man
Gjinia: Psikologji
Autori: Nancy Good
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2003
Fq. 212
Pesha: 0.274 kg
ISBN: 978-99927-54-39-7

Fragment nga libri

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje. Më pak fjalë, është kundërshtia vetë. Për një çast ju duket sikur po fluturoni nga gëzimi dhe sakaq ju kaplon vuajtja e zemërata. Dhe më e keqja është se ju vazhdoni ta doni pavarësisht nga këto, madje keni nevojë për të.

Të paktën sot, nesër nuk dihet. Kurrë nuk jeni të sigurta nëse doni, përse e dashuroni, nëse vërtet keni nevojë për të, apo është thjesht forcë zakoni. Veç një gjë është e sigurt: ai ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm për jetën tuaj, herë për të mirë e herë për të keq.

Është burri juaj i vështirë ? Po të pyesni një grup grash, nëse janë të martuara, apo bashkëjetojnë me një burrë të vështirë, thuajse të gjitha do t'ju përgjigjen po. Kjo pjesërisht shpjegohet me faktin se, shoqëria jonë nxit burrat të sillen krejt ndryshe nga ç'e përfytyrojnë gratë burrin e ëndrrave të tyre.

Prindërit mund ta qortojnë djalin e vogël, që të kthehet në shtëpi pas lojës, me rrobat e grisura e të zhyera në baltë, mund ta qortojnë për pakujdesin etj., por hollë-hollë i japin të kuptojë se bëmat e tij i kanë hije një burri të vërtetë. Ndërsa për vajzat, është bërë zakon që të nxiten të jenë sa më të edukuara, të tregojnë kujdes në radhë të parë për të tjerët pastaj për veten, të jenë të sjellshme e të urta dhe ta mbyllin gojën.

Asnjëherë të mos kërkojnë ndonjë gjë, sidomos për vete. Edhe pse këto 20 vjetët e fundit feminizmi i ka bërë më të vetëdijshme gratë për mundësitë apo forcën e tyre, për pikësynimet që duhet t'i vënë vetes, vite të tëra të ngjizjes kulturore dhe të ndikimit të skemave familjare kanë lënë tek ato një vragë të thellë....

Detajet e librit
Te tjere
SKU000618
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2494

Botuesi: Botimet Dudaj

Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Balsami i Lumturisë, Muhammed Al-Gazzali

Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Shkenca e Logjikës, Hegel

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Pushtimi i lumturisë, Bertrand Russell

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendimi i egër, Claude Levi-Strauss

Ky libër formon një tërësi, por problemet që diskuton janë në raport të ngushtë me atë që kishim provuar për së shpejti në një punim të vonshëm me titull "Totemizmi". Pa pretenduar të kërkojmë nga lexuesi që t'i referohet atij, është mirë t'ia tërheqim vëmendjen se ekziston një lidhje në mes këtyre dy veprave: e para është njëfarë hyrjeje historike dhe...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)