• Banner

Dashuri dhe pleqeri, Francoise Rene de Chateaubriand
  • Dashuri dhe pleqeri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuri dhe pleqëri
Origjinali: Amour et viellesse
Gjinia: Filozofi
Autori: Françoise René de Chateaubriand
Shqipëroi: Michel Kostaqi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 80
Pesha: 0.103 kg.
ISBN: 978-99906-204-8

Fragment nga libri

Rinia zbukuron deri në fatkeqësi... Pleqëria shëmton deri në lumturi.

***

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.

***

... i plakur mbi tokë pa humbur asgjë nga ëndrrat e tij të turbullta, duke kërkuar gjithmonë atë që nuk gjen dot dhe duke u ngjitur dhimbjeve të vjetra zhgënjimet e jetuara, vetminë e dëshirave, mërzinë e zemrës, mjerimin e viteve.

Thuaj, a nuk do t'u kem dhënë unë vetë demonëve të mi idenë e një torture ende të panjohur në mbretërinë e dhimbjeve të përjetshme?

Komente mbi librin

"Kjo kryevepër e pambaruar, e papohuar dhe e dënuar për shkatërrim, mbi mospranimin e një shkrimtari plak ndaj grishjeve të një vajze të re, që na sjell ndërmend Lolitën e Nabokovit, në kundërshti, ka dhunimin djegës të së vërtetës..."

Marc Fumaroli

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999062048
ean13
978999062048
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Filozofia moderne, Roger Scruton

Ka gjëra të pandryshueshme të natyrës njerëzore – morali, estetika dhe politika – të cilat ne nuk i përfillim në rrezikun tonë, dhe të cilat ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë. Ndoshta detyra kryesore për filozofinë në kushtet moderne, është të shfajësojë botën njerëzore duke treguar që aludimet shoqërore që nënvizojnë të kuptuarit tonë, janë të...

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Progresi njerëzor, Steven Pinker

Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kundër shantazhit të dyfishtë, Slavoj Zizek

Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

A na duhen më gazetarët, Eric Scherer

Nëse vazhdon në mënyrë "business as usual", gazetaria shpejt do të bëhet e panevojshme dhe jashtë interesit të publikut dhe vendimmarrësve që tashmë informohen ndryshe. Duhet që asaj t'i rikujtohet funsksioni, misioni dhe vendi në ekosistemin e ri të inforamcionit të ndarë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001743

Botuesi: Elta BS

Fuqia e se tashmes, Eckhart Tolle

Për të udhëtuar në Fuqinë e së Tashmes, ne do të na duhet të largohemi nga mendja analitike dhe imazhi i rremë, që krijon ajo që fshihet pas saj. Që në faqen e parë të këtij libri të jashtëzakonshëm, ne arrijmë kulmin e lartësisë, ku mund të marrim frymë lirisht.

Çmimi 91,89 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)