Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Caste lumturie dhe palumturie te paperfillshme, Francesco Piccolo
  • Caste lumturie dhe palumturie te paperfillshme, Francesco Piccolo

Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme, Francesco Piccolo

A mund të ekzistojnë lumturi të papërfillshme? E si mund t'i quash ndryshe ato kënaqësi të thekshme e ikanake që shënjojnë ditët tona, duke përflakur minutat si fijet e shkrepëseve në errësirë?

8,33 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme
Origjinali: Momenti di trascurabile felicità
Gjinia: Filozofi
Autori: Francesco Piccolo
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2017
Fq. 220
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-176-27-1

Mbi librin

A mund të ekzistojnë lumturi të papërfillshme? E si mund t'i quash ndryshe ato kënaqësi të thekshme e ikanake që shënjojnë ditët tona, duke përflakur minutat si fijet e shkrepëseve në errësirë?

Me shkreptima rrufeje, fshikullima kamxhiku dhe histori, Francesco Piccolo nxjerr cullak me një humorizëm të pamëshirë vetëtimat më verbuese të ngazëllimit, regëtimat, të fshehtat e strukura në skutat më të thella me të cilat herë a vonë të gjithë duhet të përballemi. Faqe pas faqeje, çast pas çasti, përfshihesh nga një shkulm i pandalshëm hareje, inteligjence dhe çmeritjeje.

Pas suksesit të madh që korri Çaste lumturie të papërfillshme, Francesco Piccolo kthehet të tregojë ngazëllimin e çasteve që përbëjnë jetën, vetëm se këtë radhë orvatet t'i shohë nga ana e gabuar. Duke i qëmtuar me kujdes ditët derisa zbulon se si në çdo kleçkë të beftë që të ndodh, qoftë edhe më e bezdisshmja, fshihet diçka e paçmuar: një shkëndijë sfilitëse zbavitjeje dhe vitaliteti.

Secili prej nesh provon gjatë ditës një mijë e një forma të papërfillshme (dhe jo të parëndësishme) trishtimi. Por të lind dyshimi që është "si shkopinjtë e shangait": nëse do të tërhiqja gjënë që më pëlqen më pak nga njeriu që dua, do të rrëzohej edhe ajo që më pëlqen më shumë.

Të qeshësh me çastet e trishtimit është një kontradiktë nga ato që mund të të ndryshojnë ditën. E megjithatë, po t'ua gjesh anën, kleçkat e papritura, aksidentet, dhimbjet therëse të çastit, shpesh rezultojnë tejet zbavitëse. Nëse janë të papërfillshme për nga rëndësia dhe përjetohen me ngazëllim, përfshihen me të drejtë te gëzimet e jetës.

Dhe askush s'di ta rrëfejë më mirë se Francesco Piccolo, i cili me çastet që e përbëjnë jetën krijon një enciklopedi finoke e fort zbavitëse që mund ta marrësh me vete gjithkund.

Komente mbi librin

"Lumturitë e papërfillshme të Piccolo-s e kanë zanafillën tek arti i vetëpranimit. Ta pranosh vetveten jo sepse e çmon atë në mënyrë të pakushtëzuar, por përkundrazi, sepse arrin ta zotërosh kodin e vetvetes edhe nëpërmjet ceneve dhe dobësive."

Michele Serra, "La Repubblica"

Mbi autorin

Francesco Piccolo jeton dhe punon në Romë. Për Einaudi-n ka botuar: Ndarja e mashkullit (2008), Histori parëlindurish dhe fëmijësh të vetëm (2012), Perëndimor gazmor (2013) dhe Dëshira për të qenë si të gjithë (2013). Francesco Piccolo ka fituar Çmimin Strega 2014 me Dëshira për të qenë si të gjithë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928176271
ean13
9789928176271
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Mbi televizionin, Pierre Bourdieu

Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.
Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shekullar dhe fetar, Nilufer Gole

Ajo studion përplasjet ndërkulturore që shfaqen përreth Islamit në arenën publike të Europës. Ideja sociologjike e Goles synon të bëjë kritikën e centralizimit – europian në përkufizimet e modernizmit shekullar duke i hapur rrugë nga një perspektivë jashtë – perëndimores tek një lexim i ri.
Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...
Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë, John Kampfner

Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. 
Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000155

Botuesi: Ideart

Aristoteli, Marjorie Grene

Portreti i filozofit në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komente të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane deri në ditët e...
Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook