• Banner

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco
  • Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pape Satàn Aleppe, kronika të një shoqërie të lëngshme
Origjinali: Pape Satàn Aleppe: Cronache di una società liquida
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi:  Agim Doksani, Mariana Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 448
Pesha: 0.574 kg.
ISBN: 978-9928-217-62-2

Mbi librin

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).

Gjejmë këtu fytyrat më të njohura të kësaj shoqërie: maskat e politikës, obsesionet mediatike për të rënë në sy që të gjithë (ose thuajse) duket se e bashkëndajmë, jetën simbiotike me telefonat tanë.

"Nuk ka marrëdhënie ballë për ballë, njeriu nuk shikon më peizazhin, nuk reflekton mbi jetën dhe vdekjen, por i lëshon fjalët breshëri, thuajse gjithnjë pa asgjë të ngutshme për të thënë".

Është një shoqëri, shoqëria e lëngshme, ku non sensi duket se del mbi racionalitetin, me efekte sigurisht komike të papërsëritshme, por me pasoja jo përnjëmend premtuese. Pështjellim, mungesë koherence, rrebesh fjalësh, shpesh në caqet e frazave shabllone.

"Pape Satàn, Pape Satàn Aleppe", thoshte Dane në Ferri (VII, 1) mes çmerisë, dhimbjes, mllefit, kanosjes dhe ndoshta ironisë.

Një koleksion esesh rreth botës moderne nga njëri prej figurave letrare më të mëdha dhe autor bestseller në botë. Umberto Eco është një superstar ndërkombëtar për kulturën. Në këtë antologji të tj të fundit, eseisti dhe romancieri i famshmëm, e vëzhgon botën që ndryshon me kureshtje e të papërmbajtur dhe me mençuri të thellë.

Ashtu si disa studiues të tjerë para tij, Eco tregoi se një erudit me përmasat e tij, ishte i zoti të shkruante për shumë lloje lexuesish. Kronika të një shoqërie të lëngshme përmban më shumë se 100 artikuj editorialë, të ndarë në 15 pjesë me tituj shumë tërheqës.

Ecoja nuk ishte kritizer, por ai nuk e duronte dot, f.v., "teprimin e budallallëkut, që po bllokon linjat e internetit". Ky libër është një dhuratë për lexuesin e tij: i zgjuar, i mprehtë dhe ndriçues.

Komente mbi librin

"Kënga e mjellmës së njërit prej intelektualëve më të mëdhenj të Europës. Ka shumë për të shijuar dhe medituar mbi këtë libër."

Kirkus Review

"Inteligjent, intrigues dhe shpesh therës. Mendim që provokon... nuanca... ky koleksion flet shkoqur për mendjen e sofistikuar dhe të shkathët të Ecos."

Publishers Weekly

"Ecoja kombinon leksionin me dashurinë për paradoksin dhe një sens humori të mrekullueshëm, hera – herës mizor e që nuk të kursen."

New York Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217622
ean13
9789928217622
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 8,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 39,64 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Sprova admirimesh, Emil Cioran

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Estetika, Benedetto Croce

Sapo u botua (më 1902), "Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme: Teoria dhe Historia”, u prit në mënyrë të atillë që do e shndërronte atë në një ngjarje të paharrueshme, periodizuese në historinë e kulturës italiane dhe, shumë shpejt, një pikë referimi e domosdoshme në diskutimin e problemeve estetike në kulturën ndërkombëtare.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2757

Botuesi: Plejad

50 ide fetare qe duhet t'i dije cdo njeri, Peter Stanford

Cilido e ka një mendim për fenë. Ai mund të jetë pozitiv, mund të jetë negativ, por rrallë është asnjanës. Filozofi gjerman Fridrik Niçe, i cili shpall me besim në vitet 1880, se Zoti kishte vdekur, do të befasohej nëse shihte 120 vite pasi shkroi nekrologjinë e Zotit se feja është ende një prani e gjallërishme dhe gjerësisht e debatueshme në shkallë...

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bard

Koncepti i postmodernës, Hans Bertens

I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)