Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kushti postmodern, Jean-Francois Lyotard
  • Kushti postmodern, Jean-Francois Lyotard

Kushti postmodern, Jean-Francois Lyotard

Në këtë ese të famshme dhe me ndikim të thellë, Lyotard vëren fundin e tregimeve të mëdha (metatregimeve), duke sanksionuar kështu kalimin nga epoka moderne në atë postmoderne.

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kushti postmodern, raport mbi situatën e dijes
Origjinali: La condition postmoderne
Gjinia: Filozofi
Autori: Jean – François Lyotard
Shqipëroi: Orgest Azizi
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 184
Pesha: 0.194 kg.
ISBN: 978-9928-185-47-1

Mbi librin

Në këtë ese të famshme dhe me ndikim të thellë, Lyotard vëren fundin e tregimeve të mëdha (metatregimeve), duke sanksionuar kështu kalimin nga epoka moderne në atë postmoderne.

Fragment nga libri

Bota e dijes postmoderne mund të përfytyrohet fare mirë si e drejtuar nga një lojë me informacion të plotë, përderisa të dhënat janë parimisht të hapura për të gjithë ekspertët: nuk ka sekret shkencor.

Për kompetenca të barabarta, mbishtesa e performativitetit, në prodhimin e dijes, dhe jo më në përvetësimin e saj, varet pra së fundi nga "imagjinata", e cila lejon ose kryerjen e një «lëvizjeje» të re, ose ndryshimin e rregullave të lojës.

Nëse arsimi duhet të sigurojë jo vetëm riprodhimin e dijeve, por dhe zhvillimin e tyre, duhet për pasojë që përcjellja e dijeve të mos kufizohet vetëm te dhënia e informacionit, por të përmbajë edhe përvetësimin e të gjitha atyre procedurave që shërbejnë për përmirësimin e aftësisë për të krijuar lidhje mes atyre fushave që organizimi tradicional i dijeve i mbante xhelozisht të veçuara.

Parrulla e ndërdisiplinaritetit, e përhapur sidomos pas krizës së '68-ës, por e formuluar shumë më herët, na duket se shkon në këtë drejtim. Thonë se feudalizmat universitarë iu bënë pengesë. Pengesa ishte në fakt shumë më e thellë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185471
ean13
9789928185471
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Koncepte etiko-fetare në Kuran, Toshihiko Izutsu

Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është u një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njerin janë me shtrirje të skajshme, që kërkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në mënyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit, përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit...
13,32 
More

Referenca: SKU001433

Botuesi: UET Press

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.
7,77 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme.
7,77 
More

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t'i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm.
6,66 
More

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
7,10 
More

Referenca: 2505

Botuesi: Ideart

Shopenhauer, nje hyrje e shkurter, Christopher Janaway

Shopenhaueri ka pasur pak përkrahës dhe asnjëherë nuk themeloi një shkollë të mendimit. Ndikimi i tij mbi filozofinë e mendimit qe shumë i gjerë. Prej kësaj filozofie morën shtysë dhe u frymëzuan breza të tërë artistësh, që nga Vagneri deri te Vitgenshtaini.
6,66 
More

Botuesi: Fan Noli

Qyteti, Max Weber

Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra – tjetrës.
7,77 
More

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
7,77 
More