Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Origjinat shoqerore te diktatures dhe te demokracise, Barrington Moore, Jr.
  • Origjinat shoqerore te diktatures dhe te demokracise, Barrington Moore, Jr.

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Botimet Dudaj

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive agrare në shoqëri të industrializuara.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, feudalët dhe fshatarët në krijimin e botës moderne
Origjinali: Social Origins of Dictatorship and Democracy: Lord and Peasant in the Making of the Modern World
Gjinia: Sociologji, shkenca politike
Autori: Barrington Moore, Jr.
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 648
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99943-0-492-9

Mbi librin

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive thelbësisht agrare në shoqëri të industrializuara.

Komente mbi librin

"Moore-i arrin atë që shumë historianë ëndërrojnë ta bëjnë; ai zbulon të vërteta të përgjithshme në rrethana të veçanta historike. Duke përdorur një numër të madh teorish dhe shpjegimesh, ka mundur të shkruajë një vepër me përmbajtje të thellë e të pasur mbi forcat që kanë shenjuar epokën tonë të trazuar."

New Republic

"Barrington Moore, Jr., në këtë libër voluminoz dhe tepër të argumentuar, ndërmerr përvijimin e hartës së rrugëve historike nga kanë kaluar kombet më të mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes, për të arritur deri në fazën e shoqërive moderne e të industrializuara... Libri i tij është një pikë referimi për historinë e krahasuar dhe një sfidë për studiuesit e të gjitha vendeve, që përpiqen të mësojnë se si arritëm këtu ku jemi sot."

C. Vann Woodward, Yale Review

"Gjatë gjithë librit gjejmë të pranishme një ndjenjë, e cila është sipërane, e veçantë dhe e përshkuar nga dhuntia më e rrallë, nga ndjenja e thellë për realitetin njerëzor... Ky libër do të ndikojë breza të tërë historianësh të rinj amerikanë dhe do t'I udhëheqë të shqyrtojnë ato problematika që kanë përmbajtje më të madhe."

New York Times Book Review

Mbi autorin

Barrington Moore, Jr. është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse në Universitetin e Harvardit. Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t'i shmangim ato.

Edward Freidman është profesor i shkencave politike në Universitetin e Wisconsin-it dhe autor i veprës Fshati kinez, shteti socialist. James C. Scott është Eugene Meyer, profesor i shkencave politike në Universitetin e Yale-it dhe, midis librave të tjerë, është autor i veprës Ekonomia morale e fshatarësisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304929
ean13
9789994304929
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000155

Botuesi: Ideart

Aristoteli, Marjorie Grene

Portreti i filozofit në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komente të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane deri në ditët e...
600 Lekë
More

Ç'është Arti, L.N. Tolstoj

Lev Tolstoi është një nga shkrimtarët e mëdhenj të njerëzimit. Përshkrimi i goditur i ngjarjeve të shekullit të 19të, përsiatja e botës së brendshme të personazheve, gjuha e larmishme dhe e ëmbël, fama e tij si fisnik i pasur dhe altruist, por edhe misioni pedagogjik i gjithë shkrimeve të tij kanë bërë që Tolstoi të ketë reputacion dhe influencë të pamasë...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant

Më pyet nëse një shkencë është e mundur ka parakusht dyshimin në realitetin e saj. Por ky dyshim fyen këdo, e gjithë pasuria e të cilit ndoshta mund të qëndrojë në atë stoli të pretenduar; dhe prandaj, ai që mund të bjerë në dyshim duhet të bëhet gati vetëm për kundërshtime, nga të gjitha anët
800 Lekë
More

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
600 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Psychedelics, Aldous Huxley

In 1953, in the presence of an investigator, Aldous Huxley took four-tenths of a gramme of mescalin, sat down and waited to see what would happen. When he opened his eyes everything, from the flowers in a vase to the creases in his trousers, was transformed. 
625 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
950 Lekë
More

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?
650 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe