• Banner

Tema te filozofise te se drejtes, Raffaele De Giorgi
  • Tema te filozofise te se drejtes, Raffaele De Giorgi

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tema të filozofisë të së drejtës
Origjinali: Temi di filosofia del diritto
Gjinia: Drejtësi, filozofi
Autori: Raffaele De Giorgi
Shqipëroi: Adriana Prizreni
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 154
Pesha: 0.192 kg.
ISBN: 978-9928-185-43-3

Mbi librin

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?

Cili është funksioni i riskut në ndërtimin e së ardhmes? Cili është funksioni i krimit në këtë shoqëri? A evoluon besimi? A ka mekanizma që prodhojnë besim te besimi? Si funksionojnë ato në periferitë e modernitetit? Ç'lidhje ka e gjithë kjo me demokracinë?

Mbi autorin

Raffaele De Giorgi është profesor i Filozofisë të së drejtës në Universitetin e Salentos (Itali). Ka studiuar në Gjermani përkrah sociologut Niklas Luhmann dhe ka qenë për një kohë të gjatë profesor nderi pranë Max-Planck-Institut für europäische Rechtsgeschichte në Frankfurt. Aktualisht konsiderohet si studiuesi më i madh i Teorisë së sistemeve, teori e përpunuar fillimisht nga Talcott Parsons dhe e zhvilluar më tej nga Luhmann.

Ndër punimet e tij shkencore përmenden: 'Wahrheit und Legitimation in Recht' (1980); 'Materiali per una teoria sociologica del diritto' (1981); 'Azione e imputazione' (1984); 'Teoria della societa' (bashkë me Niklas Luhmann, 1991); 'Direito, democracia e risco. Vinculos com o futuro' (1988); 'Direito, tempo e memoria' (2006); Temi di filosofia del diritto, Vol.1' (2006); 'Temi di filosofia del diritto, Vol.2' (2015).

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Miti dhe realiteti, Mircea Eliade

Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendimi i egër, Claude Levi-Strauss

Ky libër formon një tërësi, por problemet që diskuton janë në raport të ngushtë me atë që kishim provuar për së shpejti në një punim të vonshëm me titull "Totemizmi". Pa pretenduar të kërkojmë nga lexuesi që t'i referohet atij, është mirë t'ia tërheqim vëmendjen se ekziston një lidhje në mes këtyre dy veprave: e para është njëfarë hyrjeje historike dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001433

Botuesi: UET Press

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)