Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Gruaja ne Anadoll, A. Muhіbbe Darga
  • Gruaja ne Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Fan Noli

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja në Anadoll gjatë 10000 vjetërve si bashkëshorte, nënë, tregtare dhe mbretëreshë
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: A. Muhіbbe Darga
Shqipëroi: Jetmira Alla
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 392
Pesha: 0.656 kg.
ISBN: 978-9928-203-94-6

Fragment nga libri

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.

Sot studiuesit dhe dijetarët e historisë, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë nga shtresat drejtuese, e cila luan rolin kryesor në burimet e kërkuara, duhet të njohin mirë vendin e popullit në përbërjen sociale të së shkuarës.

Në ngjarjet e së kaluarës, në kërkimet që bazohen në qëllimin e individit, krijuesit të qytetërimit, ka rëndësi përbërja sociale e bashkësive. Është e pamundur të mos kuptohet se të paktën gjysmën e tyre e kanë nxjerrë në pah gratë.

Kështu që evidentimi i funksionit të vërtetë të gruas në epokën e vjetër, nxjerrja në pah e rolit të saj në formimin e njeriut dhe të bashkësisë, është një nga detyrat e historisë moderne.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928203946
ean13
9789928203946
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)