• Banner

Filozofia moderne, nga Aristoteli te filozofia analitike, Roger Scruton
  • Filozofia moderne, nga Aristoteli te filozofia analitike, Roger Scruton

Filozofia moderne, Roger Scruton

Ka gjëra të pandryshueshme të natyrës njerëzore – morali, estetika dhe politika – të cilat ne nuk i përfillim në rrezikun tonë, dhe të cilat ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë. Ndoshta detyra kryesore për filozofinë në kushtet moderne, është të shfajësojë botën njerëzore duke treguar që aludimet shoqërore që nënvizojnë të kuptuarit tonë, janë të domosdoshme për ne dhe janë pjesë e lumturisë sonë.

230,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Filozofia moderne, nga Aristoteli te filozofia analitike
Origjinali: Modern philosophy
Gjinia: Filozofi
Autori: Roger Scruton
Shqipëroi: Spartak Ngjela
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2017
Fq. 664
Pesha: 1.001 kg.
ISBN: 978-9928-236-12-8

Fragmente nga libri

Ka gjëra të pandryshueshme të natyrës njerëzore – morali, estetika dhe politika – të cilat ne nuk i përfillim në rrezikun tonë, dhe të cilat ne duhet të përpiqemi t'i zbatojmë. Ndoshta detyra kryesore për filozofinë në kushtet moderne, është të shfajësojë botën njerëzore duke treguar që aludimet shoqërore që nënvizojnë të kuptuarit tonë, janë të domosdoshme për ne dhe janë pjesë e lumturisë sonë.

Përmes të kuptuarit të koncepteve tona, ashtu sikurse ato informojnë dhe janë të informuara nga eksperienca jonë shoqërore, ne mund të gjejmë një shteg për t'u kthyer mbrapa te komuniteti natyror. Dhe nëse ai është një shteg që është i mbyllur për ne, është imperative të dimë pse është i mbyllur.

***

Ekzistenca jonë nuk ka një themel të fundëm; ajo është një fakt brutal për të cilin ne nuk mund të gjejmë asnjë arsye, qëkur të gjitha arsyet janë të krijuara brenda jetës dhe jo nga këndvështrimi jashtë jetës, tek i cili ne kurrë nuk mund të arrijmë. Ankthi kthehet drejt vdekjes është "ontologjik"; ai shpërhapet mbi fytyrën e ekzistencën në vetvete dhe shkatërron "bazën e qenies".

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236128
ean13
9789928236128
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000158

Botuesi: Ideart

Arti i të pleqëruarit, Ciceroni

Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001424

Botuesi: LIRA

Veprat e mëdha politike nga Makiaveli deri në ditët tona, Jean-Jacques Chevallier, Ives Guchet

Ne këtë vepër, dy autorët kane realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhen e antikitetit. Autorët kanë synuar qe vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të tërë ata që janë të interesuar në shkencat politike.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Republika, Platoni

Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)