• Banner

Short cuts, Niklas Luhmann
  • Short cuts, Niklas Luhmann

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Short cuts
Origjinali: Short cuts
Gjinia: Ese, artikuj, intervista
Autori: Niklas Luhmann
Shqipëroi: Anila Shuka
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 176
Pesha: 0.268 kg.
ISBN: 978-9928-230-03-4

Fragmente nga libri

Çfarë është komunikimi?

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.

Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen.

Si të lexojmë?

Shoqëria moderne prodhon shumë lloje të ndryshme tekstesh që kërkojnë shumë lloje të ndryshme leximesh. Në një farë kuptimi, lexuesi i mësuar me leximin e specializuar të teksteve të llojeve të tjera; dhe, meqë kemi të bëjmë me një rutinë që ndodh vetiu dhe bëhet shprehi, kësi specializimesh korrigjohen me vështirësi.

E këshillueshme është që të bëhen dallimet ndërmjet teksteve poetike, teksteve narrative dhe teksteve shkencore. Në vijim do të bëhet fjalë kryesisht për tekstet shkencore; por tipari karakteristik mund të shfaqet më së miri, pasi është bërë e qartë se – dhe përse – këto tekste nuk mund të lexohen si poezi a romane.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928230034
ean13
9789928230034
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kushtetuta e athinasve, Aristoteli

Kushtetuta e athinasve, vepër e ardhur e paplotë deri te ne, ajo është jo vetëm një histori politike e rindërtimit të demokracisë athinase pas periudhës së sundimit të 30 tiranëve përmes ngritjes së një sistemi shtetëror të ri, por njëkohësisht edhe një analizë e sistemit politik athinas mesh shekujve të shtatë e të katërt para Krishtit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001743

Botuesi: Elta BS

Fuqia e se tashmes, Eckhart Tolle

Për të udhëtuar në Fuqinë e së Tashmes, ne do të na duhet të largohemi nga mendja analitike dhe imazhi i rremë, që krijon ajo që fshihet pas saj. Që në faqen e parë të këtij libri të jashtëzakonshëm, ne arrijmë kulmin e lartësisë, ku mund të marrim frymë lirisht.

Çmimi 6,79 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi televizionin, Pierre Bourdieu

Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.

Çmimi 4,17 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)