• Banner

Amerika, Stephen Vincent Benet
  • Amerika, Stephen Vincent Benet

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në Amerikë, një model madhështie.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Amerika
Origjinali: America
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Stephen Vincent Benèt
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Botimet Kokona
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-4065-5-2

Mbi librin

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në Amerikë, një model madhështie.

Do të gjejë gjithashtu besimin se kjo demokraci, e cila është si ajo pema e fortë, e cila i ka bërë ballë thatësirës, acarit dhe stuhive në të shkuarën, do të vazhdojë të rritet, të lulëzojë dhe ta mbrojë atë, nëse brezat e tashëm do të vazhdojnë të kujdesen ashtu siç bënë paraardhësit e tyre.

Amerika është esenca e historisë së Shteteve të Bashkuara, e kapur dhe e shkruar në lambikun e vegimit të një poeti. Stephen Vincent Benèt ishte një nga mjeshtërit e mëdhenj të letërsisë moderne amerikane. Kjo është vepra e tij e fundit. Me fjalët e tij, "Ja si u rritëm – ja si jemi – këto janë gjërat që besojmë ne. Kjo është Amerika".

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928406552
ean13
9789928406552
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Sprova admirimesh, Emil Cioran

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

Çmimi 3,64 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)