• Ka mbaruar
Per filozofine dhe shkencen, Karl Popper
  • Per filozofine dhe shkencen, Karl Popper

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Fan Noli

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Për filozofinë dhe shkencën
Origjinali: Wie ich die Philosophie sehe, usw.
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Gaqo Karakashi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2009
Fq. 224
Pesha: 0.259 kg.
ISBN: 978-99943-52-70-8

Fragment nga libri

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.

Përkundrazi, jam i mendimit se shumë gjëra flasin në të mirë të atyre njerëzve (për mua, edhe ata janë një lloj filozofësh) që janë mosbesues ndaj filozofisë akademike. Sidoqoftë unë jam një kundërshtar i vendosur i teorisë që qëndron e pashprehur dhe e paverifikuar në themel të esesë brilante të Waismannit. E kam fjalën për teorinë lidhur me ekzistencën e një elite intelektuale dhe filozofike.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994352708
ean13
9789994352708
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...
900 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Traktat mbi Metriken, Ezra Pound

Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë të ‘’lira’’. Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s’ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. 
400 Lekë
More

Referenca: SKU001704

Botuesi: Te tjere

Filozofia ne oden e pasqyrave, Markezi de Sade

Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet dicka prej zotit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...
550 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Qasje artit poetik, Aristoteli

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001281

Botuesi: Onufri

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 
600 Lekë
More

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.
700 Lekë
More