• Banner

Shkenca e gezuar dhe idilet e mesines, Friedrich Nietzsche
  • Shkenca e gezuar dhe idilet e mesines, Friedrich Nietzsche

Shkenca e gëzuar dhe idilet e mesinës, Friedrich Nietzsche

Që kur u lodha së kërkuari,
Unë mësova të gjej.
Që kur një erë më ngadalësoi anij en
Nisem për lundrim sapo fi llojnë erërat.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkenca e gëzuar dhe idilet e mesinës
Origjinali: Die fröhliche Wissenschaft
Gjinia: Filozofi
Autori: Friedrich Nietzsche
Shqipëroi: Çlirim Mukli
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2016
Fq. 328
Pesha: 0.361 kg.
ISBN: 978-9928-183-22-4

Fragmente nga libri

Ftesë

1. Mos kini frikë me ushqimet e mia, o llupës!
Nesër keni për t'i shij uar më mirë
Ndërsa pasnesër do t'ju kënaqin!
Nëse do të dëshironit edhe më shumë – zemër
Do më japin çikërrimat e mia të vjetra
Për të reja keni për t'i marrë.

Lumturia ime

2. Që kur u lodha së kërkuari,
Unë mësova të gjej.
Që kur një erë më ngadalësoi anij en
Nisem për lundrim sapo fi llojnë erërat.

Mos e lësho veten

3. Kudo që ndodhesh, gërmo thellë!
Atje poshtë është burimi!
Lëri të bërtasin njerëzit e zymtë:
"Atje poshtë ka gjithmonë – ferr!"

***

Rruga për lumturinë. Një njeri i ditur pyeti një të çmendur se cila qe rruga për të gjetur lumturinë. Pa ngurruar fare, sikur dikush ta kishte pyetur për rrugën që të çonte në qytetin më të afërt, i çmenduri u përgjigj: "Admiro veten tënde dhe jeto nëpër rrugë!".

"Mjaft" thirri njeriu i ditur, "ti kërkon më shumë se ç'duhet, mua më duket se është i mjaftueshëm admirimi i vetes!". Menjëherë i çmenduri, si kundërpërgjigje, ia ktheu: "Po si mund ta admirosh veten vazhdimisht, pa e përçmuar atë vazhdimisht?".

***

Të përvuajturit e nënvlerësuar. Njerëzit shumë të shquar vuajnë në mënyrë të ndryshme nga ajo që përfytyrojnë adhuruesit e tyre: në mënyrën më të rënda ata vuajnë për shpirtvegjëlit, për zemërngushtët që ziejnë përbrenda nga disa momente të këqija, me një fjalë për dyshimin për madhështinë e tyre – jo për flijimet dhe për vuajtjet që detyra e tyre kërkon nga ata. Derisa Prometeut i vjen keq për njerëzit dhe flijohet për ta, ai është i lumtur dhe i madh në vetvete: por kur bëhet ziliqar ndaj Zeusit dhe dhuratave që atij i bëjnë njerëzit, atëherë ai vuan!

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
9789928183224
ean13
9789928183224
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Udhëtari dhe hija e tij, Friedrich Nietzsche

Më në fund mbërriti ajo orë që të mbështjell në renë e artë të mungesës së dhimbjes në të cilën shpirti shijon lodhjen e vet dhe i lumtur, në lojën e durueshme me durimin e vet, i ngjan valëve të një liqeni që në një ditë të qetë vere, në reflekset e qiellit shumëngjyrësh të mbrëmjes, murmurijnë mbi breg, murmurijnë e pastaj heshtin, pa fund, pa qëllim,...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Kështu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe "Kështu foli Zarathustra" mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000617

Botuesi: Te tjere

Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

Scott Peck është psikiatër i njohur amerikan i cili ka shkruar një seri veprash të karakterit psikologik e filozofik. Ka lindur në vitin 1936 në New York.Studimet i ka mbaruar në fakultetin e mjeksisë (Case Western Reserve University). Në vitin 1972 ai ka marrë gradën e Leitant Kolonelit.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vetja dhe tjetri, Vincent Descombes

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Personalizmi, Emmanuel Mounier

Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)