Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain
  • Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Te tjere

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Njeriu dhe shteti
Origjinali: Man and the state
Gjinia: Filozofi
Autori: Jacques Maritain
Shqipëroi: Stavri Pone
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2008
Fq. 276
Pesha: 0.252 kg.
ISBN: 978-99943-57-420

Mbi librin

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti; parashtresa lidhur me mjetet dhe qëllimet në politikë nga qasja morale për tek ajo politike të rikujtojnë se doktrina tomiste është më e gjallë se kurrë dhe se politika amorale nuk është politikë, se zgjidhjet teknike nuk mund të zëvendësojnë zgjedhjet morale.

Maritain ofron një teori gjeniale dhe të thellë mbi atë se si ligji dhe të drejtat natyrore mund të bëhen plotësues të njëri – tjetrit. Për këtë arsye, kjo vepër mbetet kontributi i tij më themeltar në filozofinë politike.

Mbi autorin

Jacques Maritain, 1882 – 1973, filozof katolik francez, neotomisti më i shquar modern që rivitalizoi shën Thoma Akuinin, mendimtar politik, një nga hartuesit më të rëndësishëm të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; autor i më shumë se 60 librave.

Gjerësia e veprës së tij filozofike, në veçanti filozofia politike e morale, ndikimi që ajo pati në filozofinë sociale të Kishës Katolike dhe mbrojtja këmbëngulëse e të drejtave të njeriut e kthyen atë në një nga figurat qendrore të kohës së tij.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994357420
ean13
9789994357420
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dija

Origjinat e totalitarizmit, Hannah Arendt

I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?
400 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Kontrata natyrore, Michel Serres

Cili jam? Një fërgëllim hiçi, që jeton në një tërmet të përhershëm. Mirëpo, gjatë një çasti lumturie të thellë, me trupin tim luhatës vjen e bashkohet Toka gulçuese. Cili jam tani për disa sekonda?
600 Lekë
More

Referenca: SKU001704

Botuesi: Te tjere

Filozofia ne oden e pasqyrave, Markezi de Sade

Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet dicka prej zotit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Giovanni Cimbalo

Prej kohësh vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Kjo nuk ka ndodhur mes popullsive që kanë banuar në territorin e shtetit shqiptar, ku si rrjedhojë e laicizmit të sistemit u zhvilluan pluralizmi dhe toleranca mes pjesëtarëve të feve të ndryshme.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Ligjet, Platon

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Penguin Books

On Conspiracies, Niccolo Machiavelli

In this collection he discusses the dangers of conspiracies, and the component parts of an army, vital for gaining and holding power in his day. He also gives advice on tactics and discipline, and explains why promises made under force ought not to be kept.
850 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Traktat mbi Metriken, Ezra Pound

Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë të ‘’lira’’. Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s’ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. 
400 Lekë
More

Referenca: SKU002016

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001166

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona. Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues.
1 400 Lekë
More