• Banner

Koncepti i se drejtes, Herbert L. A. Hart
  • Koncepti i se drejtes, Herbert L. A. Hart

Koncepti i së drejtës, Herbert L. A. Hart

Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Koncepti i së drejtës
Origjinali: Concept of Law
Gjinia: Filozofi
Autori: Herbert L. A. Hart
Shqipëroi: Gjergj Peçi
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2006
Fq. 362
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-99943-83-20-7

Mbi librin

Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.

Hart zhvilloi një teori të sofistikuar të pozitivizmit ligjor duke e kombinuar filozofinë analitike të shekullit të XX – të me traditën e jurisprudencës së Jeremy Bentham – it. Harti pati ndikim edhe nga juristi austriak Hans Kelsen, edhe pse duke refuzuar dy elemente thelbësorë të pozitivizmit këtij – idenë e domosdoshmërisë së sanksioneve në ligj, dhe idenë neo – kantine se një fenomen normativ social nuk mund të shpjegohet thjesht nëpërmjet fakteve sociale – në fakt, ai refuzon "teorinë e pastër të ligjit" kelzeniane.

Në këtë botim të ri Harti paraqet një përgjigje për Dworkin e disa prej kritikëve të tij më të rëndësishëm ku përfshihen Fuller dhe Finnis, ofron një interpretim të mprehtë të pikëpamjeve të tij, kundërargumenton kritikat dhe vërteton se këndvështrimet e Dworkin – it janë të ngjashme me të tijat. Ky vëllim është vepër thelbësore për juristët e filozofët e mbarë botës.

Mbi autorin

Herbert L. A. Hart (1907 – 1992), profesor në jurisprudencë, filozof i shquar i së drejtës në traditën anglosaksone. Harti dha një kontribut të rëndësishëm edhe në filozofinë politike. Shumë prej studentëve të tij, ndër ta John Finnis, Joseph Raz e Donald Dëorkin, u shquan si filozofë, moralë e politikë, dhe të së drejtës. Harti kishte ndikim të madh edhe te John Rawls.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994383207
ean13
9789994383207
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2358

Botuesi: Plejad

Trashegimi e vjedhur, George G. M. James

Ky është një rishqyrtim i filozofisë greke, duke paraqitur tezën se ajo ka qenë qartazi një filozofi e vjedhur nga Egjipti (d.m.th Afrika). Teoria e autorit George James është se filozofia klasike greke ka rrjedhur nga tradita e misterit të lashtë egjiptian që ka të ngjarë të fshihte dije shkencore të përparuara, të cilat grekët i keqinterpretuan.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000143

Botuesi: Ideart

Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, Ralf Ludwig

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikim

Ky tekst prestigjioz i shtëpisë botuese universitare “Oxford University Press”, është përzgjedhur prej vitesh si literaturë bazë për studentët e Komunikimi

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)