Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Personalizmi, Emmanuel Mounier
  • Personalizmi, Emmanuel Mounier

Personalizmi, Emmanuel Mounier

Te tjere

Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Personalizmi
Origjinali: Le personnalisme
Gjinia: Filozofi
Autori:  Emmanuel Mounier
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2006
Fq. 152
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-99943-905-6-2

Mbi librin

Libri "Personalizmi" (1949) është përpjekja më e suksesshme për truallzimin teorik të kategorisë së personit. Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit. Personi është marrëdhënie. Personalizmi, vepra e jetës për autorin, është përmbledhja thelbësore e mendimit të tij si filozof dhe intelektual.

Mbi autorin

Emmanuel Mounier, intelektual dhe filozof francez i shekullit XX, është themeluesi i personalizmit filozofik si dhe një nga drejtuesit e lëvizjes personaliste franceze të viteve 30. Në 1932, themeloi "Esprit", që edhe sot mbetet një revistë e dorës së parë ku shkëmbejnë intelektualët francezë, veçanërisht ata katolikë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994390562
ean13
9789994390562
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000152

Botuesi: Ideart

Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001425

Botuesi: LIRA

Oratorët e Revolucionit Francez, Rozhe Garodi

Revolucioni Francez tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes figurave të Mirabosë, Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por jehona e largët e këtij revolucioni ndihet ende në ditët tona.
600 Lekë
More

Botuesi: Collins Classics

The art of war, Sun Tzu

Focussing on the principle that one can outsmart your foe mentally by thinking very carefully about strategy before resorting to physical battle, this philosophy continues to be applied to the corporate and business world.
375 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.
500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Kritika e gjykimi, Imanuel Kant

Në këtë periudhë, duke vazhduar traditat natyraliste shkencore të filozofisë materialiste, Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës, të cilat i “dhanë fund sundimit absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës
800 Lekë
More

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.
1 600 Lekë
More

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.
500 Lekë
More