• Banner

  • Ka mbaruar
Drejtesia si paanshmeri, John Rawls
  • Drejtesia si paanshmeri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet etike të një shteti harmonik liberal.

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Drejtësia si paanshmëri
Origjinali: Justice as fairness: a restatment
Gjinia: Filozofi
Autori: John Rawls
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: ISP & Dita 200
Viti: 2007
Fq. 340
Pesha: 0.274 kg.
ISBN: 978-99943-57-15-4

Mbi librin

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale “A theory of justice”, 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet etike të një shteti harmonik liberal.

Pas vitesh përsiatjeje, ai riparaqet konceptin e tij kontraktualist për drejtësinë, dhe, duke e vendosur idealin e kontratës sociale si një themel më të qëndrueshëm për liritë e të drejtat e qytetarëve si persona të lirë e të barabartë, synon të na pajisë me një alternativë kundrejt utilitarizmit.

Mbi autorin

John Rawls (1921 – 2002), filozof politik i shek. XX, liberal e kontraktualist, profesor i Harvardit, çoi përpara traditën e krijuar nga Rousseau, Kant, Emerson dhe Lincoln; ai ringjalli spekulimin filozofik pas dekadash të sundimit të utilitarizmit dhe shkencave politike në mendimin politik anglo – saksone.

Vepra e tij bashkon thellësinë e rreptësinë teorike, erudicionin dhe kontributin origjinal në mendimin politik.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001302

Botuesi: Papirus

Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori e shkurter e estetikes, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut-Mis

Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...

Çmimi 63,25 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)