• Banner

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2
  • Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Masa dhe pushteti, vëllimi i dytë
Origjinali: Masse und Macht
Gjinia: Filozofi
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2007
Fq. 363
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-963-4-4

Mbi librin

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Ndër çështjet më mbresëlënëse që trajtohen në vëllimin e dytë të kësaj kryevepre sociologjiko – filozofike të Kanetit janë: i mbijetuari në besimet e popujve primitivë, dhuna dhe pushteti, urdhri, negativizmi dhe skizofrenia, masa dhe metamorfoza në delirium tremens, figura dhe maska, lavdia, idetë e madhështisë te paralitikët, pushteti dhe paranoja etj.

Kaneti përshkruan, ndër të tjera, mbretër afrikanë dhe aziatikë dhe sundimtarë të lashtësisë, megjithëse nuk bën shprehimisht krahasime me sundimtarë të kohërave moderne, por këtë gjë ia lë lexuesit. Në të gjithë shembujt e cituar prej autorit, lexuesi ndien ashtu vetvetiu nevojën për të zhbiruar midis rreshtave.

Autori vetëm sa orienton, duke ia hapur sytë lexuesit për çështje që ky i fundit nuk do t'i shihte nga një këndvështrim i tillë. Kjo ndikon që vepra në fjalë të jetë përherë aktuale dhe që çdo brez i ri të zbulojë aty gjëra që do ta ndihmojnë të bëjë krahasime me aspekte të ndryshme të shoqërisë ku jeton.

Mbi autorin

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911, prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, familja u shpërngul përfundimisht në Vjenë e më pas në Cyrih të Zvicrës.

Në kryeqytetin austriak, Kaneti studioi gjer më 1929 në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa më pas mori edhe titullin e doktorit të shkencave filozofike. Në vitin 1938, u largua nga Austria dhe jetoi e punoi si shkrimtar i lirë në Londër e në Cyrih, ku edhe vdiq në vitin 1994.

Si romancier, dramaturg, eseist e sociolog, ai është nderuar me çmime të larta në vende të ndryshme të Europës dhe i janë dhënë tituj nderi nga disa universitete europiane. Elias Kanetit, të cilin kritika e ka quajtur si një "klasik të gjallë" dhe si një prej humanistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1981.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
979994396344
ean13
979994396344
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Postmodernizmi, Grup Autorësh

Vepra "Postmodernizmi" duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të quajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi – Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2704

Botuesi: Plejad

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 240 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Shkurtësia e jetës, Seneca

Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)