• Banner

Kanoa prej letre, Eugenio Barba
  • Kanoa prej letre, Eugenio Barba

Kanoa prej letre, Eugenio Barba

Lënda e parë e teatrit nuk është aktori, hapësira apo teksti, por vëmendja, vështrimi, dëgjimi, mendimi i spektatorit. Teatri është arti i spektatorit.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kanoa prej letre, ese në antropologjinë e teatrit
Origjinali: The Paper Canoe
Gjinia: Ese
Autori:  Eugenio Barba
Shqipëroi: Romeo Kodra
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 285
Pesha: 0.313 kg.
ISBN: 978-9928-185-25-9

Fragment nga libri

Lënda e parë e teatrit nuk është aktori, hapësira apo teksti, por vëmendja, vështrimi, dëgjimi, mendimi i spektatorit. Teatri është arti i spektatorit. Njësoj si ai poeti me shqisa veçanërisht të mprehta, për të cilin fliste Baudelaire – i, çdo spektator, edhe kur nuk e di, percepton herë me lupën e madhe të dylbive imagjinare e herë me të voglën, herë vrojton tërësinë në distancë e herë përpihet nga detaje fare të vogla.

Antropologjia teatrore shquan parimet që aktori duhet të aktivizojë për të mundësuar këtë vallëzim të shqisave dhe të mendjes së spektatorit. Detyra e aktorit është njohja e këtyre parimeve dhe ekspolorimi i pandërprerë i mundësive praktike që ato mundësojnë; kjo ka të bëjë me mjeshtërinë e tij. Se si dhe për ç'qëllime e përdor vallëzimin, kjo ka të bëjë me etiketën e tij.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185259
ean13
9789928185259
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 240 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Opiumi i intelektualëve, Raymond Aron

Ç'janë e majta dhe e djathta, revolucioni dhe ideologjitë, cili është misioni i proletariatit në të ardhmen e shoqërive njerëzore? A është modeli sovjetik dhe i demokracive popullore që lindën pas Luftës së Dytë Botërore pararendës i zhvillimit të natyrshëm dhe të domosdoshëm?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Libri i besimeve fetare

A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)