Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nen shenjen e modernitetit, Olsi Lelaj
  • Nen shenjen e modernitetit, Olsi Lelaj

Nën shenjën e modernitetit, Olsi Lelaj

Te tjere

Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë periudhës në fjalë. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë një prioritet politik i shtetit.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nën shenjën e modernitetit: antropologji e proceseve proletarizuese gjatë socializmit shtetëror
Origjinali: Nën shenjën e modernitetit: antropologji e proceseve proletarizuese gjatë socializmit shtetëror
Gjinia: Ese
Autori: Olsi Lelaj
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 306
Pesha: 0.334 kg.
ISBN: 978-9928-185-22-8

Mbi librin

Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë periudhës në fjalë. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë një prioritet politik i shtetit.

E ashtuquajtura ideologji marksiste – leniniste, që u adoptua si doktrina bazë e shtetit, e portretizonte punëtorinë si klasa që kishte pushtetin ekonomik dhe politik në shoqërinë. Por, për shkak të kushteve specifike që shoqëria shqiptare kishte pas Luftës së Dytë Botërore, Arshi Pipa, bëri këtë koment: "Komunizmi shqiptar e bazon politikën e tij ekonomike mbi një silogjizëm. Komunizmi është ideologjia e klasës punëtore. Një klasë e tillë nuk ekziston në Shqipëri. Atëherë le ta krijojmë atë."

Ky studim synon të kuptojë pikërisht se si u formua klasa punëtore në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Duke përqafuar një qasje diakronike në shqyrtimin e proceseve të proletarizimit të fshatarësisë dhe krijimit të klasës punëtore gjatë socializmit shtetëror në Shqipëri, ky studim analizon se cilat janë forcat shtytëse sociale që luajnë rol transformues për grupet shoqërore dhe individin në modernistet kur mungojnë forcat e tregut në shoqëri.

Formuluar ndryshe dhe më ngushtë, pyetja qendrore e këtij studimi është: si ndodh procesi i proletarizimit ose i klasëformimit brenda mënyrës shtetërore të prodhimit?

Olsi Lelaj është kërkues shkencor në antropologjinë e modernitetit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Qendra e Studimeve Albanologjike.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185228
ean13
9789928185228
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Penguin Books

On Conspiracies, Niccolo Machiavelli

In this collection he discusses the dangers of conspiracies, and the component parts of an army, vital for gaining and holding power in his day. He also gives advice on tactics and discipline, and explains why promises made under force ought not to be kept.
850 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ç'është demokracia, Giovanni Sartori

A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç'kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e "përplasjes së qytetërimeve"? Demokracia është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë Perëndimi duket i gatshëm për t'u betuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
600 Lekë
More

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Teoria e shoqërisë, Niklas Luhmann, Raffaele de Giorgi

Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit?
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
800 Lekë
More

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
800 Lekë
More

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Filozofia moderne, Roger Scruton

Ka gjëra të pandryshueshme të natyrës njerëzore – morali, estetika dhe politika – të cilat ne nuk i përfillim në rrezikun tonë, dhe të cilat ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë. Ndoshta detyra kryesore për filozofinë në kushtet moderne, është të shfajësojë botën njerëzore duke treguar që aludimet shoqërore që nënvizojnë të kuptuarit tonë, janë të...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria periferike, Artan Fuga

Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit? Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
640 Lekë
More