Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Krimi dhe doket ne shoqerine e eger, Bronislaw Malinowski
  • Krimi dhe doket ne shoqerine e eger, Bronislaw Malinowski

Krimi dhe doket në shoqërinë e egër, Bronislaw Malinowski

CUNEOS

Libri "Krimi dhe doket në shoqërinë e egër" nga Bronislaw Malinowski ia ka dalë të imponohet që të jetë vepra me të cilën nisin shumë diskutime në teorinë e së drejtës. Suksesi i kësaj vepre vjen sepse riktheu dhe hapi shtigje për diskutime mbi të drejtën dhe shoqërinë.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Krimi dhe doket në shoqërinë e egër
Origjinali: Crime and Custon in Savage Society
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Bronislaw Malinowski
Shqipëroi: Arsim Canolli
Shtëpia botuese: Cuneus
Viti: 2013
Fq. 160
Pesha: 0.194 kg.
ISBN: 978-9951-602-04-4

Mbi librin

Libri "Krimi dhe doket në shoqërinë e egër" nga Bronislaw Malinowski ia ka dalë të imponohet që të jetë vepra me të cilën nisin shumë diskutime në teorinë e së drejtës. Suksesi i kësaj vepre vjen sepse riktheu dhe hapi shtigje për diskutime mbi të drejtën dhe shoqërinë.

Ndër këto shtigje përmenden përqasja procesualiste e shikimit të ligjit në jetën e përditshme dhe në vetë jetën e përditshme të ligjit, pluralizmi ligjor, raporti i ligjit me religjionin dhe moralin, e shumë tema të kësaj natyre.

Në gjuhën shqipe, deri më tash literatura etnografike mbi ligjin mbizotërues nga kategori e prejardhur nga një gjuhë progresivo – emancipuese e etatiste, që është e interesuar në krijimin e hierarkive të paqena, dhe që rrënjët i ka te një lloj evolucionizmi linear. Kësodore, ardhja në shqip e librit "Krimi dhe doket në shoqërinë e egër" vjen e gjendet në një truall cektin të dijes mbi antropologjinë malinovskiane dhe mbi ligjin në përgjithësi.

Besoj se pikëpamjet teorike të paraqitura në etnografinë e prozeuar mjeshtërisht nga Bronislaw Malinowski dhe të shqipëruar po aq mjeshtërisht nga Arsim Canolli, do të bëhen shenjë provokuese për këdo që ka ndopak grishje të merret në imtësi me dijen mbi të drejtën dhe shoqërinë njerëzore.

Detajet e librit
CUNEOS

Referencat specifike

isbn
9789951602044
ean13
9789951602044
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
800 Lekë
More

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.
350 Lekë
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU002014

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberalizmi dhe kufijte e drejtesise, Michael J. Sandel

Shoqëria liberale synon që të mos imponojë vetëm një mënyrë jetese, por t'iu lejojë qytetarëve të saj sa më shumë liri për të zgjedhur vlerat dhe qëllimet e tyre. Prandaj ajo duhet të qeveriset nëpërmjet parimeve të drejtësisë, që nuk parakuptojnë ndonjë vizion të caktuar mirëqënieje.
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
700 Lekë
More

Botuesi: Pema

Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau

Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një "kontratë shoqërore" që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Mosbindja civile, Henry D. Thoreau

Me gjithë zemër e pranoj moton: "Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak" dhe do të më pëlqente ta shihja në veprim sa më shpejt e më sistematikisht. Zbatimi i saj përfundimisht çon në thënien të cilën unë po ashtu e besoj: "Qeveria më e mirë është ajo që nuk qeveris fare"; dhe kur njerëzit të jenë të përgatitur për të, ajo do të jetë lloji i...
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.
800 Lekë
More