• Banner

  • Ka mbaruar
Disipline dhe ndeshkim, Michel Foucault
  • Disipline dhe ndeshkim, Michel Foucault

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut
Origjinali: Surveiller et punir: nassaince de la prison
Gjinia: Piskologji
Autori: Michel Foucault
Shqipëroi: Orgest Azizi
Shtëpia botuese: Botimet Odeon
Viti: 2010
Fq. 336
Pesha: 0.461 kg.
ISBN: 978-2-9541399-1-3

Koment nga G. Deleuze

Foucault e ka vendosur lindjen dhe zhvillimin e shoqërive disiplinore në Perëndim në shekujt XVIII dhe XIX; ato arrijnë kulmin e tyre në fillim të shekullit XX, duke patur si veçori të funksionimit organizimin e mjediseve të mëdha të mbylljes.

Individi nuk resht së kaluari nga një mjedis i mbyllur në tjetrin dhe secili prej tyre rregullohet nga ligjet e veta: në fillim familja, pastaj shkolla ("nuk je më në shtëpi këtu"), pastaj ushtria ("nuk je më në shkollë këtu"), herë – herë spitali, pastaj ndoshta dhe burgu, që është mjedisi i mbylljes par excellence...

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.

Por Foucault dinte mirë edhe diçka tjetër: përkohësinë e këtij modeli; ai pasonte shoqëritë e sovranitetit, qëllimi dhe funksioni i të cilave ishin kret të tjera (të vjelë më shumë sesa të organizojë prodhimin, të vendosë për vdekjen më shumë sesa të kujdeset për jetën); kalimi ishte jo i menjëhershëm dhe Napoleoni duket se siguroi boshtin e konvertimit të madh nga njëra shoqëri te tjetra.

Mirëpo, disiplinat do të binin po ashtu në krizë, si pasojë e ndikimit të forcave të reja që po zinin vend dhe bëhen të prekshme sidomos pas Luftës së Dytë Botërore: shoqëritë disiplinore kishin pushuar tashmë së qeni bota jonë, ishin tashmë e kaluara jonë.

Detajet e librit
Odeon

Referencat specifike

isbn
9782954139913
ean13
9782954139913
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 73,60 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Plugu, shpata dhe libri, Ernest Gellner

Në librin "Plugu, shpata dhe libri", Ernest Gellner na paraqet me kthjelltësi dhe mjaft kuptueshëm një filozofi të historisë njerëzore që nga Neolitiku deri më sot. Gellneri e ndan përpjekjen njerëzore në tre aktivitete: prodhimi, shtrëngimi dhe njohja dhe shqyrton si u transformuan këto aktivitete nga "kapërcimet e mëdha" të revolucionit agrar dhe atij...

Çmimi 63,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, John Locke

Traktati i dytë për qeverisjen, ku Locke ndërton pozitivisht teorinë e tij politike, është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteozë e lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Kjo vepër frymëzoi revolucionet që sollën një monarki kushtetuese në Britani, pavarësinë amerikane, si dhe Republikën e Parë Franceze.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001543

Botuesi: Plejad

Mbi edukimin estetik të njeriut, Friedrich Schiller

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Të edukohet qytetari, Patrice Canivez

Titulli i kësaj eseje nuk është menduar rastësisht. Ideja për të edukuar qytetarët është problematike dhe ndërmarrje e mëdyshtë. Kjo ndodh, së paku, për dy arsye. Së pari, ngase nocioni qytetar ndërlidhet me kohët heroike, siç janë Revolucioni ose Republika e Tretë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kuvendimet, Xhelaledin Rumi

Mos ia thoni askujt, veç të urtit...do të ishte e mundur të shkruhej te shumë thënie të tij. Po, madje edhe më tepër se kaq, ai thotë se fjala e urtë i vjen deridiku në masën e aftësisë përthithëse të dëgjuesve të tij.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)