• Banner

  • Ka mbaruar
Mbi lirine, John Stuart Mill
  • Mbi lirine, John Stuart Mill

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mbi lirinë
Origjinali: On Liberty
Gjinia: Filozofi
Autori: John Stuart Mill
Shtëpia botuese: Julvin 2
Viti: 2015
Fq. 146
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-137-31-9

Fragment nga libri

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës? A pushon së qeni real dhe jetik një besim me t'u pranuar gjerësisht – dhe a është kuptuar dhe ndjerë ndonjëherë tërësisht një pohim pa mbetur pak dyshim në të?

Fill pasi njerëzit kanë pranuar njëzëri një të vërtetë, a shuhet e vërteta brenda tyre? Deri më sot është menduar se qëllimi më i lartë dhe rezultati më i mirë për një inteligjencë të përmirësuar do ishte të bashkoheshin njerëzit gjithnjë e më shumë në njohjen e të gjitha të vërtetave të rëndësishme.

Po a zgjat inteligjenca vetëm për aq kohë sa nuk e ka arritur qëllimin e saj? A shuhen frytet e pushtimit me arritjen e fitores?

Ai që zgjedh vetë planin e jetës, i përdor të gjitha aftësitë e veta. Njeriu duhet të përdorë vëzhgimin për të kuptuar, arsyetimin dhe gjykimin për të parashikuar, veprimin për të mbledhur materiale për vendim, diferencimin për të vendosur, dhe kur ka vendosur, qëndrueshmërinë dhe gjakftohtësinë që t'i përmbahet vendimit që ka paramenduar.

Këto cilësi i nevojiten dhe i ushtron saktësisht në masën në të cilën përcakton sjelljen e vet sipas gjykimit dhe ndjenjave të veta.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928137319
ean13
9789928137319
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001266

Botuesi: Te tjere

Leviatani, Thomas Hobbes

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Vetja dhe tjetri, Vincent Descombes

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Si të godasim në shenjë, Prem Rawat

 Lëri mënjanë titujt dhe rolet që luan çdo ditë. Në ketë kopsht të brendshëm mund të qëndrosh vetëm me veten tënde. Edhe në qoftë se ta kanë hequr lirinë dhe të ka ndodhur diçka e tmerrshme, asgjë nuk ta heq dot gjënë më të çmuar që ti mban brënda vetes. Është zgjedhja jote, nëse do të përpiqesh të arrish të njohesh atë që ke brenda teje.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global, Artan Fuga, Zyhdi Dervishi

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Jo-vendet, Marc Augé

Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000225

Botuesi: Te tjere

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik Zeneli

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)