Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Etika, Benedict de Spinoza
  • Etika, Benedict de Spinoza

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Etika, demonstruar sipas rendit gjeometrik
Origjinali: Ethica ordine geometrico demonstrata
Gjinia: Filozofi
Autori: Benedict de Spinoza
Shqipëroi: Dritan Karadaku
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 522
Pesha: 0.495 kg.
ISBN: 978-9925-185-08-2

Koment nga përkthyesi

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Dhe vepra që keni nisur të shfletoni është padyshim një nga këto burime jete, gëzimi dhe virtyti, ashtu si vetë qenia e autorit të saj. Kuptohet se fjalët e mia janë krejt të pafuqishme për të përshkruar lartësitë dhe vlerat e mendimit të Spinozës. Padyshim do të duhej një filozof, një i ngjashëm me të, në mënyrë që fjalët të shkëlqenin me fisnikërinë e duhur kuptimin që duan të ngjallin, zemrën e mbushur me dashuri dhe shpirtin e ngazëllyer që frymon tek Etika.

E unë nuk jam veçse një pelegrin i cili u preh për një kohë aty ku Spinoza dhe të ngjashmit e tij kanë vetë qenien e tyre. Meqënëse e dija këtë u përpoqa sa munda që të bëhesha një pelegrin i devotshëm. Për ta trajtuar me përkushtimin që meriton, shqipërimit të kësaj vepre i kushtova më shumë se dy vite punë dhe parimi që ndoqa ishte ky: të kuptoja vetë pikësëpari, sa më qartë që të mundesha, mendimet e autorit dhe më pas t'i përcillja ato me besnikëri për t'ia lindur kështu frymëmarrjen dhe frymëpraninë edhe në gjuhën tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789925185082
ean13
9789925185082
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Teoria e shoqërisë, Niklas Luhmann, Raffaele de Giorgi

Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Konsiderata për Francën, Joseph de Maistre

Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut.
500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë, John Kampfner

Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. 
1 500 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
300 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ç'është demokracia, Giovanni Sartori

A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç'kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e "përplasjes së qytetërimeve"? Demokracia është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë Perëndimi duket i gatshëm për t'u betuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2245

Botuesi: Plejad

Studime sociologjike, Max Weber

Max Weber (1864 – 1920), ekonomist i shquar dhe njëri nga themeluesit kryesorë të sociologjisë moderne dhe sociologjisë së fesë. Konceptet, analizat dhe teoritë e tij kanë arritur të kenë një domethënie universale në historinë e kësaj shkence, aq sa ai sot njihet si njëri nga sociologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
650 Lekë
More

Referenca: SKU001433

Botuesi: UET Press

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.
700 Lekë
More