Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
A na duhen me gazetaret, Eric Scherer
  • A na duhen me gazetaret, Eric Scherer

A na duhen më gazetarët, Eric Scherer

Papirus

Nëse vazhdon në mënyrë "business as usual", gazetaria shpejt do të bëhet e panevojshme dhe jashtë interesit të publikut dhe vendimmarrësve që tashmë informohen ndryshe. Duhet që asaj t'i rikujtohet funsksioni, misioni dhe vendi në ekosistemin e ri të inforamcionit të ndarë.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: A na duhen më gazetarët?: Manifest për një ''gazetari të shtuar''
Origjinali: A-t-on encore besoin des journalistes?
Gjinia: Gazetari
Autori: Éric Scherer
Shqipëroi: Tomi Nakuçi
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2012
Fq. 190
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4153-3-2

Fragment nga libri

Nëse vazhdon në mënyrë "business as usual", gazetaria shpejt do të bëhet e panevojshme dhe jashtë interesit të publikut dhe vendimmarrësve që tashmë informohen ndryshe. Duhet që asaj t'i rikujtohet funsksioni, misioni dhe vendi në ekosistemin e ri të inforamcionit të ndarë.

Sepse, nëse shtyptshkronja lejoi demokratizimin e leximit, interneti siguroi atë të shkrimit. Krijimi i përmbajtjes, sidomos atyre gazetareske, nga njerëzit që dikur i quanim audienca, është bërë fenomenal. S'është më nevoja për shtypshkronjë për t'u lexuar, për stacione radio për t'u dëgjuar ose televizione për t'u parë. Gjithsecili ësthë bërë një media!

Qytetarët mosbesues kundrejt autoriteteve të krijuara, kthehen drejt njëri – tjetrit, për të shkëmbyer përbotshëm përmes rrjeteve sociale dhe po i brakstisin mediat e vjetra... të ndërmjetësuara dhe gazetarët... po anashkalohen. E dëshmojnë këtë Wikileaks dhe ngjarjet e afërta politike në vendet arabe.

Por përballë "infobezitetit" që na pllakos nga mëngjesi në darkë, një gazetari e re e vlerave të shtuara, realizuar nga profesionistë më pak arrogantë, shfaqet gjithashtu gjithnjë e më e domosdoshme për të vënë rregull në cunamin e informacionit.

Një gazetari e filtrimit bindës, pasuruar nga audienca, teknologjitë e reja dhe mundësitë e jashtëzakonshme të kësaj shoqërie të re në linjë. Një gazetari e shtuar! A do dinë gazetarët ta rishpikin profesionin e tyre?

Në mungesë të kësaj, kjo audiencë e re, e cila ka marrë kontrollin e mjeteve të tyre, do të përcaktojë e vetme, nëse ata do të mbeten të dobishëm dhe bindës. Pa ta?

Mbi autorin

Éric Scherer është drejtor i perspektivës dhe strategjisë dixhitale i grupit France Tèlèvisions. Reporter, korrespondent jashtë vendit, shef stacioni, kryeredaktor dhe sot bloger, ai ka pasur funksione të shtumta të gazetarisë në Europë, Azi dhe SHBA, në AFP dhe Reuters, para se t'i bashkohej posteve drejtuese në Francë dhe jashtë saj. Idhtar i revolucionit dixhital të informacionit, ai ësthë profesor në Shkollën e Gazetarisë së Shkencave Politike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928415332
ean13
9789928415332
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.
400 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
950 Lekë
More

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
850 Lekë
More

Botuesi: Collins Classics

The art of rhetoric, Aristotle

In The Art of Rhetoric, Aristotle demonstrates the purpose of rhetoric—the ability to convince people using your skill as a speaker rather than the validity or logic of your arguments—and outlines its many forms and techniques. 
400 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Meditime, Marcus Aurelius

Njohuritë dhe këshillat e Marcus-it, që nga jetesa e deri te përballja me vështirësitë dhe bashkëveprimi me të tjerët, e kanë bërë librin Meditime thelbësor si për shtetarët, ashtu dhe për filozofët, ndërsa breza të tërë lexuesish të zakonshëm kanë reaguar pozitivisht ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe intim.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
800 Lekë
More