• Banner

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shoqëria kundër shtetit, kërkime në antropologji politike
Origjinali: La Sociètè contre l'Ètat
Gjinia: Social sciences, anthropology
Autori: Pierre Clastres
Shqipëroi: Orgest Azizi
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2014
Fq. 314
Pesha: 0.309 kg.
ISBN: 978-9928-185-04-4

Fragment nga libri

Kur fusha ekonomike nis të veçohet si fushë e mëvetësishme dhe e përcaktuar qartë në shoqëritë primitive, kur veprimtaria prodhuese kalon në punë të tjetërsuar, të kontabilizuar e të diktuar nga ata që do të gëzojnë frytet e kësaj pune, atëherë do të thotë se shoqëria nuk është më primitive, se është bërë tani një shoqëri e ndarë në sundues dhe të sunduar, në zotër dhe vartës; do të thotë se ajo nuk arrin dot më të mbrohet duke kanalizuar forcat që janë vdekjeprurëse për të: pushtetin dhe respektin e pushtetit.

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

Marrëdhënia politike e pushtetit vjen përpara dhe kushtëzon marrëdhënien ekonomike të shfrytëzimit. Përpara se të jetë ekonomik, tjetërsimi është politik: pushteti vjen para punës, ekonomikja rrjedh nga politikja, ardhja e shtetit përcakton lindjen e klasave.

Mbi autorin

Pierre Clastres (1934 – 1977), antropolog dhe etnolog francez, ka jetuar gjatë me indianët e Amerikës së Jugut, të cilët kanë shërbyer si pikënisje për reflektimet dhe punimet e tij të shumta në antropologjinë politike, mes të cilave "Kronikë e indianëve Guayaki" (Plon, 1972) dhe "Shoqëria kundër shtetit" (Les Editions de Minuit, 1974).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185044
ean13
9789928185044
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 640 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vetja dhe tjetri, Vincent Descombes

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Pushtimi i lumturisë, Bertrand Russell

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Revolucioni i glukozës, Jessie Inchauspé

Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)