• Banner

Opiumi i intelektualëve, Raymond Aron

Ç'janë e majta dhe e djathta, revolucioni dhe ideologjitë, cili është misioni i proletariatit në të ardhmen e shoqërive njerëzore? A është modeli sovjetik dhe i demokracive popullore që lindën pas Luftës së Dytë Botërore pararendës i zhvillimit të natyrshëm dhe të domosdoshëm?

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Opiumi i intelektualëve
Origjinali: L'Opium des intellectuels
Gjinia: Filozofi
Autori: Raymond Aron
Shqipëroi: Asti Papa
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 344
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99927-59-71-2

Mbi librin

Opiumi i intelektualëve i Raymon Aronit – perifrazim i shprehjes së famshme të Karl Marksit "feja është opiumi i popullit" – është një polemikë e mprehtë e paracaktuar të nxisë diskutime, ashtu sikurse ndodhi kur u botua për herë të parë në vitet 1950, në një epokë kur joshja e së majtës, marksizmit dhe komunizmit, ishte veçanërisht e fortë edhe midis intelektualëve europianë – posaçërisht në Francë – dhe në një sërë vendesh të kontinenteve që kishin nisur të kapërcenin gjendjet koloniale apo gjysmëkoloniale.

Ç'janë e majta dhe e djathta, revolucioni dhe ideologjitë, cili është misioni i proletariatit në të ardhmen e shoqërive njerëzore? A është modeli sovjetik dhe i demokracive popullore që lindën pas Luftës së Dytë Botërore pararendës i zhvillimit të natyrshëm dhe të domosdoshëm? Cila është pozita e inteligjencies në Francë, Angli, ShBA dhe në vendet e Azisë e Afrikës në marrëdhënie me ideologjinë e kohës?

Përgjigjet e Aronit - një nga autorët më të njohur të shekullit - janë fryt i një analize polemike të teorisë marksiste dhe të përvojave të kohës së tij dhe u hapin rrugë parashikimeve që koha përgjithësisht u dha të drejtë. Sociologët, politologët dhe përgjithësisht lexuesit e interesuar do të çmojnë tek Opiumi i intelektualëve freskinë e një debati që mbetet i hapur dhe në ditët tona.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992759712
ean13
9789992759712
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2504

Botuesi: Ideart

Habermas, Nje hyrje e shkurter, James Gordon Finlayson

Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ç'është kombi, Ernest Renan

Kjo konsideratë ekskluzive për gjuhën, ashtu si dhe vëmendja e tepruar ndaj racës, ka rreziqet e saj, si dhe të metat e papërshtatshmëritë e veta. Kur pranon ekzagjerime të tilla dhe mbyllesh brenda një kulture të përcaktuar, të konsideruar si kombëtare, veçse kufizohesh, mbyllesh ndaj të tjerëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Niçe, Stephan Zweig

"O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi". Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm. Vetmia!

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Refleksione, Montesquieu

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)