Kush jam unë dhe nëse po, sa shumë?, Richard David Precht
  • Kush jam unë dhe nëse po, sa shumë?, Richard David Precht

Kush jam unë dhe nëse po, sa shumë?, Richard David Precht

Botimet Dudaj

Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kush jam unë dhe nëse po, sa shumë?
Origjinali: Wer bin ich – und wenn ja, wie viele?
Gjinia: Filozofi
Autori: Richard David Precht
Shqipëroi: Rezarta Reimann
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 388
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-310-6

Mbi librin

Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin drejt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante.

Një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e parrokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fundit në këto fusha.

Si një mozaik përçohet kështu hap pas hapi një figurë e mahnitshme, pikërisht ajo që shkencat e ndryshme kanë krijuar sot mbi njeriun. Një rrugëtim zbulues drejt vetvetes: i zgjuar, plot humor dhe zbavitës!

Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë - mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!

Mbi autorin

Richard David Precht, filozof, publicist dhe autor, ka lindur në Solingen (Gjermani) në vitin 1964. Ai ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Köln-it në vitin 1994 dhe që prej asaj periudhe punon për thuajse të gjitha gazetat më të mëdha gjermane si dhe stacione të ndryshme radio-televizive.

Precht ka qenë bursist pranë "Chicago Tribune".Në vitin 2000 ai u vlerësua me çmimin publicistik për biologjinë mjeksore. Ka shkruar dy romane dhe disa libra të fushës. Richard David Precht jeton në Köln dhe Luxemburg.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303106
ean13
9789994303106
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000162

Botuesi: Ideart

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer.
500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Shtegu i kripës, Raynor Winn

Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 630 miljesh, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Historia dhe utopia, Emil Cioran

Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Baza e moralit, Arthur Schopenhauer

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
850 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Qyteti, Max Weber

Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra – tjetrës.
700 Lekë
More

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
640 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000152

Botuesi: Ideart

Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
800 Lekë
More