• Banner

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon edukatorët e njerëzimit.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Misioni i intelektualit
Origjinali: Einige Vorlesungen über die Biestimmung des Gelherten
Gjinia: Filozofi
Autori: Johann Gottlieb Fichte
Shqipëroi: Armand Dedej
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2011
Fq. 90
Pesha: 0.133 kg
ISBN: 978-99928-4041-3-8

Mbi librin

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon edukatorët e njerëzimit, transformatorët e shoqërisë, timonierët dhe pararojën e masave, denoncuesit e të këqijave shoqërore: intelektualët, të cilët janë pjesë e shoqërisë dhe duhet të jetojnë për të.

Sipas tij, jeta në shoqëri është domosdoshmëri, është kusht i plotënimit dhe përmbushjes, është antipod i të rënit në kundërti me vetveten (f. 33). Në këtë drejtim, duke kaluar nga shoqëria tek organizimi shoqëror, pra shteti thotë se ky i fundit nuk përbën një qëllim absolut, por vetëm një mjet për të kushtetuar një shoqëri të përkryer; qeveria duhet ta bëjë qeverisjen sa më fluide, kurse shoqërueshmëria duhet t'i nënshtrohet ligjit suprem të përputhjes sonë me vetveten: ligjit moral.

Fichte merret edhe me larminë e llojit njerëzor, duke nënvizuar një gjë në të cilën ata janë plotësisht të njëjtë, qëllimi final i tyre: përsosja. Kjo përsosje duhet të kolektivizohet, një përkryerje kjo e vetes sonë falë përdorimit të veprimit të të tjerëve mbi ne dhe një përkryerje e të tjerëve ndërmjet ndikimit tonë mbi ta si qenie të lira (f. 40).

Plotënia në fjalë jetësohet duke e zbehur ndikimin e natyrës dhe duke e forcuar atë të arsyes, duke mos qenë në kontradiktë me veten në lidhje me përcaktimet ndaj vullnetit, duke ia rikthyer shoqërisë atë që ajo ka bërë për ne. Sipas Fichtes, intelektuali nuk është i kufizuar me asnjë periudhë kohore, ai është i përjetshëm: "Vdekja nuk mund ta shkatërrojë veprën time" (f. 57).

Projekti intelektual është i palëkundur, ai e lufton kasaphanën e kozmosit. Për të arritur ta aplikojë projektin e vet, intelektuali duhet ta përmbushë përkryesionimin etik, duhet të jetë moralisht më i miri i epokës së tij. Vetëm këta njerëz mund t'i çojnë përpara brezat, vetëm ata mund të krijojnë historinë universale të kombeve, që ende nuk kanë lindur (f. 72).

Intelektualët janë kategoria që të vërtetën e kanë zgjedhur si bashkëshorte të tyre, që "janë lidhur me të në jetë a vdekje, që e mbrojnë atë kur kundërshtohet nga të tjerët, që e mbrojnë publikisht kur përdhoset dhe fyhet, që durojnë në emër të saj urrejtjen e fshehur me dinakëri nga të mëdhenjtë, qeshjen torollake të budallait dhe ngritjen pasionante të shpatullave të meskinit" (f. 73).

Fichte pajtohet me Rousseau-në se shtresa intelektuale përfaqëson si burimin ashtu edhe bazën e çdo mjerimi dhe korrupsioni njerëzor. Ndërkohë lidhur me të këqijat e kohës në të cilën ka jetuar ai ankohet përmes klithmës: "O Providencë e përjetshme, pse më ke bërë të lind në mes të njerëzve? E nëse duhej të lindja pikërisht në gjirin e tyre, pse më ke dhënë këtë ndjeshmëri dhe këtë parandjenjë të pandalshme ndaj diçkaje më të mirë dhe më të lartë?

Në të kundërt do të kisha jetuar i lumtur bashkë me ta." (f. 81) Fichte ua thotë troç mendjeve të kulluara se sa më fisnikë dhe të mirë që janë, aq më të dhimbshme do t'i kenë përvojat që i presin (f. 88), por s'ka vend për deprimim, aktivizëm para së gjithash: "Është një sjellje prej çupëline të qëndrosh pasiv dhe të ankohesh për korrupsionin e njerëzve pa bërë gjë për ta pakësuar atë".

"Të veprosh! Të veprosh! Për këtë kemi ardhur në këtë botë" – thotë gjermani mendjenditur, duke përmbyllur këtë vepër koncize e porosimadhe me fjalët: "... të gëzohemi nga fakti që detyra jonë është pa fund!" Gëzohemi ose shqetësohemi nga detyrat? Kjo është pyetja! Nëse merr përsipër detyrë, ke mundësi për ta kryer dhe për t'u lumturuar, nëse jo, e privon veten nga ekzaltimi i detyrëkryerjes, mbetesh të jetosh pa qëllim e pa mision. Tretesh dhe humbesh si shkrimi mbi ujë, s'ke mundësi të bëhesh i përjetshëm në këtukohë dhe tejhapësirë.

Marrë nga Shenja

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992844138
ean13
978992844138
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 2,50 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Shkurtësia e jetës, Seneca

Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 2,50 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Analektet, Konfuci

“Analektet” janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Konsiderata për Francën, Joseph de Maistre

Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000916

Botuesi: IDK

Liberalizmi, John Gray

Titulli: LiberalizmiGjinia: FilozofiAutori: John GrayShqipëroi: Altin RaxhimiShtëpia botuese: IDKViti: 2009Fq. 146Pesha: 0.181 kgISBN: 978-99956-750-7-3

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: 2119

Botuesi: Te tjere

Indinjohuni, Stephane Hessel

Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh do të thotë të krijosh."Indinjohuni!" i Stèphane Hessel nuk na thotë gjë tjetër veçse indinjohuni, ngrihuni, protestoni, revoltohuni dhe hapni sytë kundër padrejtësive në botë.Një libër i vogël me porosi të madhe.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)