• Banner

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e mundshme.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Filozofia kritike e Kantit
Origjinali: La philosophie critique de Kant
Gjinia: Filozofi
Autori: Gilles Deleuze
Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2009
Fq. 200
Pesha: 0.224 kg
ISBN: 978-99956-787-5-3

Fragment nga libri

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e mundshme.

Por nga ana tjetër, ne pyesim se cili është fakulteti, si burim përfytyrimesh, që siguron nënshtrimin dhe realizon interesin. Cili është fakulteti (në kuptimin e dytë) që bën ligjin në vetë fakultetin e njohjes? Përgjigjia e famshme e Kantit është se vetëm intelekti ligjëron në fakultetin e njohjes ose në interesin spekulativ të arsyes.

Pra, nuk është arsyeja që kujdeset në këtë rast për interesin e vet: "Arsyeja e kulluar ia lë gjithçka intelektit..."

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789995678753
ean13
9789995678753
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000150

Botuesi: Ideart

Kant, Kritika e arsyes se paster, Ralf Ludwig

Libri paraqet një grishje nga ana e lexuesit të specializuar, për t’u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë, dhe për t’u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të artit, e për të arritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikim

Ky tekst prestigjioz i shtëpisë botuese universitare “Oxford University Press”, është përzgjedhur prej vitesh si literaturë bazë për studentët e Komunikimi

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001510

Botuesi: Papirus

Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Eric Maigret

Roli i masmediave në fushën shoqërore është sa i padiskutueshëm aq edhe i vështirë për t'u kapur. Debati rreth tij luhatet midis denoncimit të devijimeve të rrezikshme të real tv-së dhe të dëmit ndaj kulturës dhe demokracisë për hir të "komunikimit" nga njëra anë, shpresës për transparencë dhe për një të vërtetë të lidhur me teknikat, nga ana tjetër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Rrëfimi, Leon Tolstoi

Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002016

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)