
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
Titulli: Jam Evropë!, intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918 – 1939 dhe 1989 - 2006
Origjinali: Jam Evropë!, intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918 – 1939 dhe 1989 - 2006
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2012
Fq. 464
Pesha: 0.53 kg
ISBN: 978-9989-584305
Mbi librin
Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij. Edhe atëherë kur intelektualë nga hapësira evropiane kanë shkruar mbi Evropën dhe i janë drejtuar një publiku mbarë evropian, ata zakonisht kanë shkruar në gjuhët e tyre kombëtare dhe janë ndikuar prej kontekstit të tyre kombëtar. "Evropa" është thirrur në ndihmë për të zgjidhur probleme të brendshme të shtetit kombëtar ose problemet dhe debatet e shtetit kombëtar janë projektuar në hapësirën evropiane. Libri "Jam Evropë!" hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918 – 1939 dhe 1989 – 2006 duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës. Studimi i Sulstarovës për idenë e Evropës ka ardhur në kohën e duhur, pikërisht atëherë kur Shqipëria dhe kombi shqiptar në Ballkan po synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Libri rekomandohet sidomos për studiuesit e sociologjisë, shkencave politike, studimeve evropiane dhe historisë së mendimit. Mbi autorin Dr. Enis Sulstarova punon si pedagog pranë departamentit të sociologjisë në Universitetin e Tiranës. Librat e tjerë të shkruar prej tij janë: "Ligjërimi nacionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi dhe paskomunizmi" (2003), "Arratisje nga Lindja: orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja" (2007) dhe "Në pasqyrën e Oksidentit, studime dhe artikuj" (2010).
Publisher: Papirus
Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit? Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.