Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ne keshtjellen e mjekerkaltrit, George Steiner
  • Ne keshtjellen e mjekerkaltrit, George Steiner

Ne keshtjellen e mjekerkaltrit, George Steiner

2931
IDK

Askush sot nuk shkruan dot për letërsinë si George Steiner... të paktë janë ata që arrijnë elokuencën e mënyrës së tij të të shkruarit.

6,25 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kështjellën e mjekërkaltrit
Origjinali: In Bluebeard's Castle
Gjinia: Filozofi
Autori: George Steiner
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 128
Pesha: 0.161 kg
ISBN: 978-9928-4051-0-4

Komente mbi librin

"Një libër i ri i Steiner – it përbën gjithnjë një ngjarje." The New York Times "I mrekullueshëm... një fenomen." Edward Said "Askush sot nuk shkruan dot për letërsinë si George Steiner... të paktë janë ata që arrijnë elokuencën e mënyrës së tij të të shkruarit." The Washington Post Mbi autorin Autor i mbi 12 librave, George Steiner njihet sot si "një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë".

Eseist, kritik letrar, romancier, filozof amerikan i lindur në Europë, George Steiner konsiderohet si një ndër figurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si "The death of tragedy", "After Babel" etj janë kthyer në pika referimi të kulturës bashkëkohore. Ky është libri i parë i George Steiner – it i përkthyer në shqip.

Detajet e librit
2931
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
6,25 
More

Referenca: SKU001543

Botuesi: Plejad

Mbi edukimin estetik të njeriut, Friedrich Schiller

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
5,21 
More

Qen kashte, John Gray

Ky libër konsiderohet si një vepër radikale në filozofi e cila sfidon supozimet tona plot lajlelule mbi çfarë do të thotë të jesh njerëzor. John Gray eksploron atë se si mund të jetë bota dhe jeta njerëzore pasi humanizmi të jetë braktisur përfundimisht.
8,33 
More

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
10,41 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori e shkurter e estetikes, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut-Mis

Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.
8,33 
More

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
7,29 
More

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.
6,25 
More

Botuesi: Plejad

Kritika e gjykimi, Imanuel Kant

Në këtë periudhë, duke vazhduar traditat natyraliste shkencore të filozofisë materialiste, Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës, të cilat i “dhanë fund sundimit absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës
8,33 
More

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
7,29 
More

Referenca: SKU001916

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes tek romaket, Sharl Monteskje

Titulli: Arti i Luftës tek romakëtOrigjinali: Considèrations sur les causes de la grandeur des romains et de leur dècadenceGjinia: FilozofiAutori: Sharl MonteskjeShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 64Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-4-3
3,12 
More

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.
5,73 
More

Referenca: 2504

Botuesi: Ideart

Habermas, Nje hyrje e shkurter, James Gordon Finlayson

Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.
6,25 
More

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.
4,16 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
8,33 
More