• Banner

  • Ka mbaruar

Apologjia e Sokratit, Platoni

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 3,84  Up to 11,51 

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

3,89 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Apologjia e Sokratit
Gjinia: Filozofi
Autori: Platoni
Shqipëroi: Matilda Lika
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2011
Fq. 50
Pesha: 0.08 kg
ISBN: 978-99956-08-41-5

Fragment nga libri

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

Në këtë vepër brilante do të lexoni mbrojtjen legjendare të filozofit që vendos nderin dhe diturinë e tij përballë padrejtësive dhe shpifjeve.

Mbi autorin

Platoni, nxënës i Sokratit, lindi në qytetin e madh të Athinës. Nga i ati, rrënjët e familjes së tij fisnike rrjedhin prej mbretit Kodros, ndërsa nga e ëma prej shumë të njohurit taksavënës Solon. Gjithashtu, ai ishte kushëri i burrave të famshëm të shtetit Kritia dhe Karmidi. Platoni mori arsimin më të mirë që mund të merrej në atë periudhë kohe, duke u edukuar dhe përgatitur për t'u bërë politikan.

Përkrah kësaj përgatitjeje, ai nuk la mënjanë arsimin rreth muzikës dhe gjimnastikës. Njohja me Sokratin i dha jetës së tij një formim krejt të ri, duke ndikuar pothuajse tek të gjitha veprat që ka shkruar.

Arsyeja kryesore e ekzekutimit të Sokratit i dha Platonit mundësinë të formonte idenë kryesore të filozofisë së krijuar rreth politikës. Edhe pse shkruhet dhe thuhet se Platoni ka shëtitur nëpër shumë vende, në të vërtetë dihen saktë vetëm udhëtimet që bëri në Itali dhe Siçili. Ishin këto shëtitje që formuan edhe pjesën më të rëndësishme të jetës së tij, sepse i mundësuan të njihej nga afër me punimet e Pitagorës, të interesohej rreth matematikës, si dhe të zgjeronte njohuritë fetare.

Gjatë shëtitjes në Siçili njohu edhe mbretin, kushëririn e tij, Dionin, me të cilin krijoi një shoqëri të ngushtë. Platoni u mundua të kishte një ndikim tek ai, por kjo rezultoi pothuajse e pasuksesshme. Madje, nga një keqkuptim dhe mosmarrëveshje me mbretin ai u shit si skllav dhe vetëm nga takimi i rastësishëm me një të njohur iu mundësua sërish liria. Kur u kthye nga Siçilia formoi shkollën e shumënjohur "Akademia", e cila brenda njëzet viteve u bë shkolla më e famshme për shkak të mësimeve që zhvilloheshin, si dhe për kontributin e vyer në zhvillimin e matematikës.

Platoni dha mësim në këtë shkollë, ku u bë edhe mësuesi i Aristotelit. Është shumë i përhapur mendimi se Platoni është vrarë gjatë një feste. Të gjitha veprat e tij filozofike, të cilat kanë arritur deri në ditët e sotme, janë formuar mbi bazën e një dialogu. Mendohet që të gjithë dialogjet autentikë të Platonit kanë mbijetuar.

Detajet e librit
2838
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 5,12 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Logos A

Shoqëria e konsumit, Jean Baudrillard

Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e filozofisë por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Qasje artit poetik, Aristoteli

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)