Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Si veprohet ne nje projekt kerkimor, Judith Bell
  • Si veprohet ne nje projekt kerkimor, Judith Bell

Si veprohet ne nje projekt kerkimor, Judith Bell

2783
Botimet Dudaj

Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

7,93 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si veprohet në një projekt kërkimor
Origjinali: Doing a research project
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Judith Bell
Shqipëroi: Daut Gumeni
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
fq. 316
Pesha: 0.284 kg
ISBN: 978-99943-0-073-0

Mbi librin

Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

Ai e përcjell hulumtuesin qysh në fazën e zgjedhjes se subjektit e deri në hartimin e një raporti apo teze përfundimtare të planifikuar mirë, metodologjikisht të shëndetshme dhe të shkruar si duhet. Është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe nuk kërkon njohuri paraprake.Ky botim i ri i librit "Si veprohet në një projekt kërkimor", përfshin:

• Kapituj të rinj mbi etikën dhe integritetin në hulumtim; leximin, referimin dhe menaxhimin e informacionit si dhe kërkimin e literaturës.
• Shtjellimin e teknikave të reja, si teoria e bazuar dhe referencat elektronike.
• Dëshmi dokumentare tërësisht të përditësuara.
• Më shumë shembuj për studimet shëndetësore dhe disiplina të tjera.

Ky libër është një udhëzues praktik për hulumtuesit fillestarë në çdo disiplinë me të cilin merret studimi i diplomës apo ai pasuniversitar, si dhe për profesionistët në fusha të tilla si shkencat shoqërore, arsimi dhe shëndetësia.

Mbi autoren

Judith Bell ka punuar si lektore universiteti, drejtuese departamenti dhe nëndrejtore në kolegjet e arsimit të lartë; këshilltare kryesore dhe autore e një kursi leksionesh për Open Univeristy dhe njëra nga Inspektoret e Madhërisë së Saj për shkollat e specializuara në arsimin e pandërprerë.

Më 1997, ajo mori dekoratën MBE (Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike) për shërbimet e saj në kërkimet arsimore dhe po atë vit mori gradën e D. Univ. nga Open University. Ajo mban tani postin e nderit të Profesorit Special në School of Continuing Education në Universitetin e Notingemit.

Detajet e librit
2783
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ACFOS-Albania

Balsami i Lumturisë, Muhammed Al-Gazzali

Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.
5,95 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Ç'është kombi, Ernest Renan

Kjo konsideratë ekskluzive për gjuhën, ashtu si dhe vëmendja e tepruar ndaj racës, ka rreziqet e saj, si dhe të metat e papërshtatshmëritë e veta. Kur pranon ekzagjerime të tilla dhe mbyllesh brenda një kulture të përcaktuar, të konsideruar si kombëtare, veçse kufizohesh, mbyllesh ndaj të tjerëve.
4,95 CHF
More

Botuesi: UEGEN

Lindja e Tragjedisë, Friedrich Nietzsche

Sa libër i pamundur doli për shkak të detyrës aspak të volitshme për moshën, që kuturisi të mbante mbi shpatulla të njoma, ai që mori penën ta shkruante! I ngritur mbi ca përjetimë të  parakohshme, që s’u ishte  tatuar sa dhe si duhet pulsi, të formuluara me zor më fjalë, i ngritur mbi bazën e artit, sepse problemi ishkencës nuk ka si ngrihet mbi bazën e...
9,91 CHF
More

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU000162

Botuesi: Ideart

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer.
4,95 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Imagjinarja, Jean - Paul Sartre

"Imagjinarja" përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan "fenomenologji" të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.
14,86 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
6,94 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.
7,93 CHF
More

Referenca: 2358

Botuesi: Plejad

Trashegimi e vjedhur, George G. M. James

Ky është një rishqyrtim i filozofisë greke, duke paraqitur tezën se ajo ka qenë qartazi një filozofi e vjedhur nga Egjipti (d.m.th Afrika). Teoria e autorit George James është se filozofia klasike greke ka rrjedhur nga tradita e misterit të lashtë egjiptian që ka të ngjarë të fshihte dije shkencore të përparuara, të cilat grekët i keqinterpretuan.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
9,91 CHF
More

Referenca: 2779

Botuesi: Botimet Dudaj

Hartimi i sondazheve, Ronald Czaja, Johnny Blair

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore.
7,93 CHF
More