• Banner

  • Ka mbaruar

Njeriu dhe teknika, Oswald Spengler

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Njeriu dhe teknika
Origjinali: Der mensch und die technik
Gjinia: Filozofi
Autori: Oswald Spengler
Shqipëroi: Artan Meçi
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2010
Fq. 100
Pesha: 0.131 kg
ISBN: 978-99956-816-8-4

Mbi autorin

Oswald Spengler (1880 – 1936) lindi në Blakenburb, pranë Brunswik – ut në perandorinë gjermane, djali i vetëm dhe i katërti i fëmijëve me të njëjtët prindër, të cilët ishin një familje e borgjezisë së vogël; i ati ishte një burokrat në minierë. Vetë Spengleri do të arsimohej me një edukatë klasike në Gjimnazin e Halles, duke studiuar greqisht e latinisht si dhe shkencat natyrore. Ai studioi për poezi, letërsi, histori dhe ra nën ndikimin e ideve dhe veprave të Gëtes dhe Niçes. Madje, ai shkroi disa vepra në moshë të re, të cilat kanë mbijetuar.

Pas vdekjes së babait të tij në 1901, Oswaldi do të frekuentonte disa universitete private në Mynih, Berlin dhe Halle, ku studioi për filozofi, histori, matematikë, shkenca natyrore, literaturë, klasicizmin dhe artet e bukura. Pas vitit 1911, kohë kur i vdiq nëna e tij, ai u vendos në Mynih, ku jetoi derisa vdiq në vitin 1936.

Ai do të jetonte këtu si murg, me mbështetjen ekonomike të një trashëgimie. Spengleri jetonte në vetmi të thellë dhe pa shumë kërkesa. Ai bënte edhe punë të tjera si shkrues për revista, për të fituar të ardhura shtesë të nevojshme. Për të krijuar punën e tij madhore magnum opus "The Decline of the West" (Rënia e Perëndimit) me dy volume, ai u ndikua thellë nga Agadir Crisis, duke e zgjeruar së tepërmi rezen e këndvështrimit të tij; të dy ishin të ndikuar nga vepra e Otto Seeck "The Decline of Antiquity" (Rënia e Antikitetit).

Ky libër përfundoi së shkruar më 1914, por u botua gjatë Luftës së Parë Botërore (1917). Gjatë kësaj periudhe atij iu shkatërrua prona e vet dhe ai u detyrua të jetonte në një varfëri të thellë. Parashikimet e kobshme për qytetërimin perëndimor të përshkruara te Rënia e Perëndimit u vërtetuan me Traktatin e Versajës dhe Depresionin e thellë ekonomik të Gjermanisë pas viteve 1923, të shoqëruar me një hiperinflacion monetar. Në fakt, Spengleri kishte parashikuar se Gjermania do ta fitonte Luftën. Por, libri madhor i Spenglerit fliste më tepër për fatin e gjithë kulturës dhe shoqërive perëndimore.

Ky libër pati një sukses të padiskutueshëm dhe u përkthye menjëherë në disa gjuhë të rëndësishme. Ai refuzoi pozicionin e ofruar si profesor i filozofisë në Universitetin e Gottingenit, duke e kundërshtuar me idenë se i duhej kohë për të shkruar. Në vitin 1931, Spengleri botoi këtë libërth të mrekullueshëm me nota pesimiste, si vazhdim edhe i disa ideve specifike të Rënia e Perëndimit.

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes. Por, padyshim që ai ka fatin që quhet filozofi më i madh gjerman i shekullit XX.

Tomas Mani do t'i quante librat e Spenglerit të ngjashme për nga stili e forma me ato të Shopenhauerit. Maks Veber do ta quante Spenglerin "një filozof shumë të mprehtë diletant", ndërsa Karl Poperi do t'i quante tezat e Spenglerit si të kota. Ndërsa historiani i shquar i Antikitetit, Eduard Mejer, kishte një mendim sipëran për vlerat e Spenglerit. Spengleri u mor pak edhe si aktivist në politikë si mbështetës i Hans von Seeckt si lider i vendit më 1924, duke dështuar.

Në këtë libërth të vogël që keni në dorë, Spengleri paralajmëron kundër tendencës së Perëndimit për të eksportuar teknologjinë "racave me ngjyrë", të cilët do t'i përdornin armët kundër perëndimit. Ky libër përmban shprehjen e mirënjohur të Spenglerit se "Optimizëm do të thotë frikë". Spengleri e votoi Hitlerin para Hindenburgut, por më pas ai do ta quante atë vulgar.

Madje, Hitleri e takoi autorin në vitin 1933 dhe pas takimit ky i fundit ngeli i pandikuar, duke thënë se Gjermania nuk kishte nevojë për "një tenor heroik, por për një hero të vërtetë". Spengleri u grind publikisht me Alfred Rosenbergun, hierarkun e lartë nazist, dhe refuzimi i tij ndaj Fyhrerit dhe J. Gëbelsit për ligjërata publike pro – naziste solli si pasojë izolimin e tij.

Detajet e librit
Helga's Secrets
2780
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Refleksione, Montesquieu

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Wordsworth Classics

Leviathan, Thomas Hobbes

Leviathan begins from some shockingly naturalistic starting-points: an analysis of human nature as being motivated by vain-glory and pride, and a vision of religion as simply the fear of invisible powers made up by the mind. Yet from these deliberately unpromising elements, Hobbes constructs with unparalleled forcefulness an elaborate, systematic, and...

Çmimi 750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Logos A

Shoqëria e konsumit, Jean Baudrillard

Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e filozofisë por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Vintage

Psychedelics, Aldous Huxley

In 1953, in the presence of an investigator, Aldous Huxley took four-tenths of a gramme of mescalin, sat down and waited to see what would happen. When he opened his eyes everything, from the flowers in a vase to the creases in his trousers, was transformed. 

Çmimi 625 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 461 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)