• Banner

Hartimi i sondazheve, Ronald Czaja, Johnny Blair

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hartimi i sondazheve, udhëzues për vendimet dhe procedurat
Origjinali: Designing surveys: a guide to decisions and procedures
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Ronald Czaja, Johnny Blair
Shqipëroi: Diana Biba
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
fq. 332
Pesha: 0.373 kg
ISBN: 978-99943-0-133-1

Mbi librin

Që nga botimi i parë në mesin e viteve 90' i këtij libri, teknologjitë për të zhvilluar sondazhet kanë ndryshuar rrënjësisht. Ato jo vetëm u kanë ardhur në ndihmë kërkimeve me sondazh, por edhe kanë krijuar probleme dhe pengesa të reja. Botimi i dytë i këtij libri shpjegon ndryshimet në sondimin e zhvilluar me telefon, nëpërmjet internetit dhe me postë elektronike, si dhe ofron një trajtim më të plotë të testimit të pyetësorit.

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore. Risitë e botimit të dytë:

• Tregon për metodologjinë e sondazheve që zhvillohen nëpërmjet internetit, përfshirë një përmbledhje të përvojave dhe praktikave në ditët e sotme dhe sesi këto sondazhe përballen me metoda tradicionale.

• Analizon ndryshimet në hartimin e sondazhit të zhvilluar me telefon dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave si pasojë e rritjes së shkallës së mungesës së përgjigjes, sikurse edhe monitorimin e telefonatës dhe teknologjitë e tjera.
• Shqyrton përdorimin në rritje të faqeve të internetit dhe paketat e programeve për vlerësimin e variancës, analizën e të dhënave dhe shpërndarjen e tyre.
• Sjell material të zgjeruar për kodimin e sjelljes, intervistimin konjitiv dhe propozimet për praktikat e testimit paraprak
• Përfshin një bibliografi dhe një fjalorth të përditësuar dhe të zgjeruar

"Hartimi i sondazheve" bën një përshkrim të detajuar të mënyrës se si zhvillohet kërkimi modern me sondazh në ditët e sotme, por duke patur parasysh nevojat dhe synimet e një kërkuesi fillestar. Teksti u shërben kurseve të nivelit universitar të kërkimit me sondazh ose kurseve që merren me metodat e sondazheve në shkencat sociale, përfshirë sociologjinë, punën sociale, antropologjinë dhe shkencat politike.

Detajet e librit
2779
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kushtetuta e athinasve, Aristoteli

Kushtetuta e athinasve, vepër e ardhur e paplotë deri te ne, ajo është jo vetëm një histori politike e rindërtimit të demokracisë athinase pas periudhës së sundimit të 30 tiranëve përmes ngritjes së një sistemi shtetëror të ri, por njëkohësisht edhe një analizë e sistemit politik athinas mesh shekujve të shtatë e të katërt para Krishtit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2868

Botuesi: Plejad

Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001704

Botuesi: Te tjere

Filozofia ne oden e pasqyrave, Markezi de Sade

Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet dicka prej zotit.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Vetëdija e fjalëve, Elias Canetti

Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)