Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mesimet e mia, Jacques Lacan
  • Mesimet e mia, Jacques Lacan

Mesimet e mia, Jacques Lacan

2734
Onufri

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mësimet e mia
Origjinali: Mon enseignement
Gjinia: Filozofi
Autori: Jacques Lacan
Shqipëroi: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 152
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-9928-164-21-6

Koment nga Jacques – Alain Miller

Çdonjëra prej tre konferencave të përmbledhura në këtë vëllim është një operacion komandosh: Lacan – i zbret me parashutë para publikut të vet, ka vetëm një orë në dispozicion për t'u thënë njerëzve në sallë se cili është dhe çfarë bën, dhe u tërheq vëmendjen për kundërtinë e mëposhtme:

a) E pavetëdijshmja është pranuar vërtetë, nuk habit më kënd, por kjo ka ardhur si pasojë e propagandës: me psikanalizën jemi mësuar, por si të ishte një modë terapeutike, e shërbyer me "sheqerosje", të cilat e reduktojnë në çfarë njihet tashmë.
b) Megjithatë, psikanaliza ia hap dyert një eksperience të pashoqe. E pavetëdijshmja freudiane është risi e paparë. Faktet kësisoj të nxjerra në dritë nuk pajtohen as me dëshmitë e të menduarit praktik, as me premisat e filozofisë. Por të merren seriozisht, ato na kërkojnë ta rimendojmë gjithçka nga fillimi. Lacan – it iu desh t'i përvishej vetë kësaj pune, kështu u krijuan rrethanat (Lacan – i rrëfente anekdota rreth kësaj).

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta"; një Tjetër ku kjo e vërtetë përurohet; një dëshirë që çlirohet që andej dhe që nuk mund të nxirret më vete veçse me çmimin e një humbjeje gjithmonë; dhe ideja se të gjitha këto paradokse i përgjigjen një logjike, të dallueshme nga çfarë e quajnë "psikizëm".

Detajet e librit
2734
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

E qeshura, Henri Bergson

Në këtë ese të famshme, të përbërë nga tre artikuj të botuar më së pari në Revue de Paris, Bergson analizon fenomenin e së qeshurës, veçanërisht atë të shkaktuar nga komikja.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001262

Botuesi: Te tjere

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Servantesi: Loja e Botës, Harold Bloom

Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për  sho-shok.
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...
12,75 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2264

Botuesi: Plejad

Mbi psikiken njerezore, Carl Gustav Jung

Zbulimi i Jungut mbi "pavetëdijen kolektive", një trashëgimi e përbashkët psikike e gjithë njerëzimit, arriti të transformojë jo vetëm kuptimin tonë mbi qenien njerëzore, por edhe mënyrën e interpretimit të botës.
4,22 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2544

Botuesi: Plejad

Tipat psikologjike, Carl Gustav Jung

Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar